Ja pse shohim ëndrra sikur partneri po na tradhëton

  • 05 November 2017 - 11:59
Ja pse shohim ëndrra sikur partneri po na tradhëton

Jo pak herë kemi parë ëndërr sikur partneri po na tradhton. A mund të jetë kjo një parandjenjë?

Studiuesit në Universitetin e Marlyland u pajtuan në një mendje se ëndrrat e tilla janë të lidhura me problemet serioze në komunikimin në çift. Pas një studimi rigoroz prej rreth 5.000 personash për kërkimin mbi domethënien e ëndrrave të tilla, u arrit në përfundimin se shumë pak janë tregues i situatave reale, thjesht janë tregues i mungesës së komunikimit.

Ama ana pozitive e këtij studimi, është se ëndrrat e tilla mund të kthehen në alarm dhe të hapin derën për dialog, e jo për të kërkuar një shpjegim imagjinar, por si një justifikim për të komunikuar dhe shprehur sikletet me partnerin tuaj.

 (Kosova Sot)