Nëse i dashuri juaj i bën këto gjëra, ndajeni mendjen: Ai ju do më shumë se këdo

  • 11 November 2017 - 21:57
Nëse i dashuri juaj i bën këto gjëra, ndajeni mendjen: Ai ju do më shumë se këdo

Sjellja e secilit partner në një marrëdhënie është shumë e rëndësishme dhe shërben për të gjetur ekuilibrin e lidhjes në mënyrë që edhe kur ka zënka të mos ndihen luhatje.
Më poshtë po sjellim një listë për vajzat, këtu janë 30 gjërat që nëse i dashuri i juaj i bën, atëherë ai ju do me të vërtetë.
1.Kur ju dërgon mesazh herët në mëngjes, kjo tregon se jeni mendimi i tij i parë.
2.Nuk frikësohet nëse i thoni se do ta prezantoni me miqtë apo të afërmit tuaj.
3.Ju shoqëron në festa dhe në detyrimet tuaja familjare, edhe pse ai nuk njeh askënd atje. Do të jenë pranë jush.
4.Shkrep shumë selfie me ju vetëm që të nxjerrë një që juve ju pëlqen.
5.Sa herë që nuk ndiheni mirë, ai gjithmonë do të ndihet i lumtur që të rrijë pranë jush duke u kujdesur për ty.
6.Kur ju duhet të blini gjëra, ai është më se i lumtur t’ju ndihmojë me çdo gjë.
7.Ai e do ushqimin që gatuani, edhe pse mund të mos jetë shumë i shijshëm apo i djegur.
8.Ai do t’ju befasojë me karta dhe dhurata romantike në çdo kohë dhe çdo ditë, pa ndonjë arsye.
9.Para se të vijë ditëlindja juaj, ai do të planifikojë paraprakisht dhuratën e përsosur që do t’ua dhurojë.
10.Ai do të bashkohet me ju në kërcim, edhe pse ai nuk ka idenë e vallëzimit dhe kurrë nuk ka kërcyer më parë.
11.Ai ju mbulon me xhaketën e tij kur ju ndjeni të ftohtë.
12.Do të veshë atë xhup ose triko që “të çmendur” që ia keni blerë, vetëm për t’ju bërë të lumtur.
13.As nuk shqetësohet për të parë një grua të bukur që kalon para jush, sepse atij i interesoni vetëm ju.
14.Kur sheh që vini e lodhur nga puna, ai do të lajë enët megjithëse mund ta keni ju radhën për këtë.
15.Atij nuk i intereson çfarë mendojnë tjerët kur ai blen tamponë për ju dhe kjo tregon se ai vërtetë ju do.
16.Kur lind një emergjencë dhe keni nevojë për të, ai do të anulojë të gjitha planet e tij dhe do të jetë pranë jush.
17.Ai do të bashkohet me darkën tuaj të familjes dhe do të jetë i gëzuar, edhe pse ai nuk e pëlqen atë.
18.Ai do të gatuajë për ju, kur të shihni se jeni të lodhur dhe as nuk jeni në gjendje të mirë shpirtërore.
19.Megjithëse ju këshillon të mos pini shumë dhe të filloni të piqeni, sërish ua mbush gotën.
20.Të gjitha ato emisione televizive që ju pëlqeni, por ai seriozisht nuk i duron, megjithatë ai do t’ju shoqërojë.
21.Ai do të sigurohet që së pari të të shërbejë në tryezën e darkës, dhe gjithashtu do të jap pjesën e tij të tortës pasi që ju e pëlqeni.
22.Kur ju keni dhimbjet nga ardhja e periodave ai do t’ju qëndrojë pranë që të ndiheni të relaksuara.
23.Së pari do të kërkojë falje, kurdo që të ziheni, sepse hatërmbetja është e padurueshme për të.
24.Ai e urren fluturimin, por ai udhëton me ju, kështu që ju mund të keni pushimet tuaja të ëndrrave.
25.Ai gjithmonë zgjedh aromën më të bukur për ju kur shkon në një dyqan parfumesh dhe nuk ndodh kurrë që të mos u pëlqejë parfumi që ju zgjedh.
26.Ai nuk i kushton rëndësi dhe nuk shqetësohet nga gërhitja juaj gjatë natës.
27.Ai nuk mund të imagjinojë një jetë apo edhe një ditë pa ty.
28.Kurdo që të ndani diçka me të, ai do t’ju dëgjojë me durim dhe nuk do të ndërpresë.
29.Ai kurrë nuk mendon ta zërë pjesën më të madhe të krevatit, në fakt femrat e zënë pjesën më të madhe.
30.Ai gjithmonë do të jetë i gatshëm t’ju mbrojë.

(Kosova Sot)