Ngjarje e vërtetë: Përralla e dashurisë (1)

  • 04 December 2017 - 12:27
Ngjarje e vërtetë: Përralla e dashurisë (1)

Era po frynte, thuajse do të marrë me vete krejt çfarë kishte në rrugë. Kalimtarët e rrallë po kërkonin mënyra dhe strehë, duke vrapuar si thonë populli 'me kokë në dorë'. Monika po rrinte në strehën e ndërtesës dhe ashtu shumë e qetë po priste që stuhia të ndalonte. Nuk po i ngutej askund, para saj ishte një mbrëmje pa asnjë plan të vetëm. E mbështetur në mur, po shikonte në xhamat e dyerve të hyrjes se si pikat e shiut po bëheshin gjithnjë e më të mëdha, se si po binin në ombrellat e ndryshme, në të gjitha anët. Mbrëmja ishte plot me depresion, e Monika po çuditej me faktin se si tek ajo nuk kishte asnjë ndjenjë të vetme për atë se çfarë i kishte ndodhur vetëm tridhjetë minuta para se të fillonte stuhia me shi. Shumë kishte pritur nga takimi me Safetin, me shpresën se nga martesa e saj, me një mrekulli do të shpëtohej diçka prej saj, se e kishte thirrur për t'iu ankuar dhe vajtuar rreth lidhjes së tij me stjuardesen njëzetvjeçare, shkaku i së cilës edhe ishte zhvendosur nga banesa e përbashkët, e që më pas edhe i kishte filluar proceset për shkurorëzim. Pas tetë viteve martesë, Monika edhe më tutje ishte e dashuruar në bashkëshortin e saj, megjithëse kishte ardhur në përfundim se një burrë i pashëm si ai e kishte të vështirë të mbetet besnik, sidomos kur të jetë i rrethuar me shumë femra të bukura rreth vetes së tij. Mirëpo, ajo tashmë ishte pajtuar me tradhtinë e bashkëshortit, madje edhe ishte e gatshme t'ia falë tradhtinë, por problemi i vetëm qëndronte në faktin se Safeti as nuk po e kërkonte një të falur nga Monika, nuk kishte nevojë për faljen e saj. Ai ishte dashuruar, kishte humbur kokë e zemër, ashti siç edhe ia kishte pranuar, për bukuroshen e re e brenda natës, sa hap e mbyll sytë, Monika kishte mbetur vetëm, e lënë dhe e braktisur. Kur para disa ditëve e kishte thirrur me telefon, iu duk se diçka në zërin e tij kishte ndryshuar. Po i dukej si shumë i butë, thuajse dëshiron t'i pranojë me ndjeshmëri diçka, kështu që kishte shpresuar se më në fund kishte vendosur të mos i hedhë tetë vite martesë. Atë pasdite ishin takuar në një restorant, të cilin po e menaxhonte kumbara i tyre. Monika ishte munduar që të duket e bukur, kishte blerë një komplet të shtrenjtë që ia theksonte linjën e saj të bukur, përderisa shoqja e saj, stiliste flokësh, ishte përkujdesur që ajo me stilin e saj të flokëve të lërë përshtypjen e duhur, madje edhe vetë Safeti e kishte komplimentuar. Ai ishte veshur me një komplet me ngjyrë të zezë, e përfundi kishte veshur një këmishë me ngjyrë të bardhë, të hekurosur mirë, të cilin e shikonte me xhelozi. Ai përgjithmonë kishte qenë një burrë i rregulluar dhe pedant, që herë pas here ishte e mundimshme, sepse atë rregullim e kishte theksuar karshi femrave që e rrethonin. Para Monikës, për të ishte kujdesur e ëma e tij, por kur Monika e kishte marrë atë përgjegjësi, nuk ishte ankuar. E dashuronte burrin e saj me sinqeritet. Shpresa se burri i saj e kishte kërkuar takimin për t'u pajtuar shumë shpejt ra në ujë. I vendosur ta fillojë një jetë të re dhe sa më shpejt ta fitojë mundësinë që të martohet me vajzën më të re, Safeti kishte kërkuar që Monikën ta ruajë si shoqe të mirë, dhe në shenjë të lëndimit, banesën e tyre të përbashkët t'ia kalojë asaj në pronësi, ku kishin kaluar tetë vite martesë së bashku aty. Po e përtypte ushqimin dhe derisa po i thyhej zemra ajo kishte përpirë edhe ndjenjat që vetëm sa nuk e mbuluan nga lotët. Kohë pas kohe përgjigjej në ndonjë porosi, e Monika ishte shumë e sigurt se ai për secilin detaj po e njofton të dashurën e tij të re. Nuk ia kishin arritur as të darkojnë, sepse Monika menjëherë pas monologut të Safetit ishte ngritur pa fjalë dhe kishte shkuar. Kur kishte dalë në rrugë, kishte filluar stuhia, prandaj iu desh të fshihet në një hapësirë të ndërtesës. Lotët, të cilët e kishin pushtuar, derisa po qëndronte përballë rrugës, përballë mashkullit, të cilin e kishte dashuruar, kishin ndaluar të rrjedhin. Nuk po ndjente asgjë. E frikësuar nga vetja e saj, Monika vetëm po rrinte dhe po e shikonte shiun. Kur ishte kthyer në banesë, edhe më tutje po e ndjente të njëjtën hapësirë, sikurse edhe secilën ditë që e kishte kaluar në gjashtë muajt e fundit, kur Safeti ishte zhvendosur pas një fjalosjeje të zhurmshme. Këmishët e tij ishin të hekurosura dhe të rregulluara, sikurse pronari i tyre të ngopet me të dashurën e tij dhe t'i kthehet gruas së tij. Monika, për të parën herë u desh ta pranojë se nuk kishte më shpresë. Kishte hapur albumin me fotot nga martesa dhe përsëri po e shfletonte. Këtë tashmë e kishte shndërruar në ritual, për çdo ditë, duke qarë me plot ndjenja. Tash nuk po qante, vetëm po pyeste ku ishte kuptimi i gjithë kësaj, pse njerëzit bien në dashuri e në fund ta humbin atë dashuri. (VIJON)\

(Kosova Sot)