Ngjarje e vërtetë: Përralla e dashurisë (2)

  • 05 December 2017 - 12:25
Ngjarje e vërtetë: Përralla e dashurisë (2)

I vinte keq që nuk kishte insistuar për fëmijën, që nuk kishte ndërprerë fshehurazi marrjen e pilulave kontraceptive, gjë që do të bënte që Safeti ta dëshironte jetën e përbashkët. Ai nuk ishte i gatshëm që të kishte fëmijë, por sikur ajo "rastë- sisht" të ngelej shtatzënë, ai do ta pranonte një ndryshim të tillë. Por, Monika e vlerësonte atë tepër shumë dhe nuk mund t'ia impononte lindjen e fëmijës. Ajo priste momentin kur ia do të ishte vetë i gatshëm për atë gjë dhe do t'i thoshte asaj që të mos merrte më pilulat anti-baby. Të paktën, sikur ta kishte një fëmijë. Çdo gjë do të ishte ndryshe. Cingërima e telefonit ia davariti mendimet. U paraqit me zor, duke mos pritur askënd të veçantë, duke shpresuar se ishte një thirrje gabim. Pasi që dëgjoi zërin e shoqes së saj më të mirë, që nga shkolla e mesme, buzëqeshja ia zbukuroi fytyrën. Lena ishte martuar para katër viteve me një djalë të cilin e kishte takuar gjatë pushimeve verore. Ai ishte tri vjet më i ri se ajo dhe sapo kishte filluar karrierën politike. Përpos kësaj, ai vinte nga një familje e pasur dhe e njohur, gjë që për Lenën ishte arritje maksimale. Lena i mungonte Monikës tepër shumë, prej se ishte martuar. Shiheshin disa herë në vit. Por, sa herë që takoheshin, Lena gjithmonë gëzohej si fëmijë. - Si të kam? - Nuk jam mirë, Lena. Sot u takova me Safetin. - U takuat? Dhe? A ishte mbushur mend përfundimisht? - Jo. Përkundrazi. Ka vendosur që përsëri të martohet sapo të zyrtarizohet shkurorëzimi ynë. - Aiii! Budallai! Një pauzë e shkurtër u dha mundësi që të dyjave që t'i qetë- sonin emocionet. Lena ishte një person temperament, e cila shpesh ngutej tepër dhe nuk i kushtonte vëmendje asaj që thoshte, por tani e dinte se, për shkak të shoqes, i duhej ta frenonte zemërimin ndaj tradhtarit dhe të përqendrohej te ngushëllimi. - Më dëgjo, Monika. Hajde këtu, te unë. Burri im javën që vjen do të shkojë në një seminar, nuk do të jetë katër ditë, prandaj mund të shëtisim si dikur, duke bërë një spektakël të vërtetë. - Nuk mundem... Nuk jam bash për udhëtime edhe pse do të doja të të shihja. Pse ti nuk vjen këtu? Kështu do t'i vizitoje edhe babanë dhe vëllain. - Ti po harron se unë jam në shtatzëni të shtyrë. Monika buzëqeshi. Edhe pse kishte vetëm katër muaj që kishte ngelur shtatzënë, Lena sillej sikur do të mund të lindte çdo çast. - Hajde ti këtu, do të të pëlqejë ndryshimi. - Nuk e di... - A ke punë më të mençur? Monika filloi të kuptonte se, kohëve të fundit, me të vërtetë nuk kishte kurrfarë pune. Kishte përfunduar skenarin për shfaqje të fëmijëve, kështu që tani ishte e lirë. - Nuk kam. Ndoshta edhe mund të vij pak. - Hajde të hënën. Ai i imi më duket se do të udhëtojë të martën, kështu që edhe ti do të kesh rastin ta shohësh. - Do të mendoj dhe do të të tregoj nesër. - Nuk ke çka të mendosh. Dua që nesër të më tregosh se e ke rezervuar biletën. Kur do të vish, do të bisedojmë shtruar për të gjitha. -Do të të thërras nesër. - Në rregull, por vetëm pasi që ta kesh rezervuar biletën. - Mirë, mirë... Kur përfunduan bisedën, Monika tanimë e dinte se do të shkonte te shoqja... Shkoi në provat e shfaqjes, e cila ishte bërë sipas skenarit të saj. Vërejti që aktorët e rinj e shikonin tinëz dhe bënin disa komente midis vete. Tanimë të gjithë e dinin se çka kishte ndodhur me martesën e saj, prandaj nuk ndihej mirë sikur ata dukeshin sikur donin t'i shprehnin ngushëllime. Menjëherë më pas rezervoi biletën për te Lena dhe i tregoi se do të shkonte. Nuk i gëzohej ikjes në një mjedis të ri, sa donte që thjesht, të "zhdukej" për disa ditë. Kishte fjetur keq, por edhe sa herë që e merrte gjumi, në ëndërr i shtihej Safeti në përqafim me femrën më të re në të cilën ishte dashuruar dhe për shkak të të cilët e kishte lënë. Më pas i dilte gjumi dhe e pyeste veten se ku kishte gabuar, a e kishte lënë pas dore kujdesin për pamjen e saj, dhe se a kishte mundësi që, për disa kile më shumë, ta kishte lënë burri për një femër tjetër. Kështu, kishte vendosur që, sapo të kthehej nga udhëtimi në shtëpi, të fillonte me ushtrime trupore, për ta kthyer freskinë e mëparshme. Donte që sërish t'i pëlqente vetes edhe pse e dinte se mashkulli i vetëm të cilit do të donte t'i pëlqente, ishte Safeti. Nuk donte që në vetvete ta zgjonte shpresën e rreme, se një ditë, do të mund të ishte me të përsëri. FUND 

NGA NESËR DO TA LEXONI TREGIMIN TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË "EDHE KJO QUHET DASHURI" 

(Kosova Sot)