SI TË VEPRONI KUR NJË TJETËR FEMËR FLIRTON ME MASHKULLIN TUAJ

  • 05 December 2017 - 17:29
SI TË VEPRONI KUR NJË TJETËR FEMËR FLIRTON ME MASHKULLIN TUAJ

Ta shoshësh një femër tjetër teksa flirton me mashkullin tuaj nuk është aspak gjë e butë. Femrat duhet respektuar njëra-tjetrën, apo jo? Por, disa femra nuk e dinë se një mashkull është i zënë dhe dikush tjetër përkujdeset të mbetet i tillë. Ja disa mënyra si ta menaxhoni një situatë si kjo.

A keni vërtet arsye të mërziteni

Ne reagojmë me xhelozi kur e shohim se një tjetër femër po sillet në 'territorin tuaj'. Është natyrale të mërzitemi. Por, tërhiquni paksa prapa dhe shikojeni situatën me përpikëri? A përbën vërtet ajo kërcënim? Apo është e padëmshme? Nëse njeriu juaj është besnik, ai nuk i përgjigjet, ai flirt është humbje kohe.

Si po reagon ai

Shikojeni se si po reagon i dashuri juaj. Nëse injoron flitin, nuk ke asgjë për t'u brengosur. Nëse i përgjigjet, atëherë me qetësi më vonë ia bëni me dije se kjo nuk po të pëlqen dhe se duhet të ndalojë. I thuaj se kjo të lëndon dhe se nuk është e këndshme për dikë që është në lidhje.

Ajo me gjasë do të tentojë t'ju shqetësojë

Për fat të keq, ka femra që duan ta bëjnë një lëvizje drejt meshkujve tjerë. Për to kjo është lojë, apo një tentim për ta bindur veten se janë të dëshirueshme. Kështu, ajo mund t'ju shqetësojë. Me gjasë dëshiron t'ju provokojë, mos bini në karremin e saj. 

Bashkëngjituni 

Nëse nuk mund t'i mposhtësh, bashkëngjituni (në bisedë, jo në flirt). Kujtoja se ai është i zënë, ndoshta duke ia prekur kraharorin apo duke ia përmendur pushimin tjetër që do të shkoni bashkë - gjithçka që ia bën të qartë se ju jeni bashkë. Kjo ia bën me dije se po flirton me mashkullin e gabuar. 

Tregohu e drejtë me të

Në fillim mund të mendosh se mashkulli juaj duhet ta injorojë flirtin e saj. Por jini e drejtë dhe tentoni ta qetësoni situatën. Ai nuk duhet t'i përgjigjet asaj. Ai madje edhe mund të ndihet keq dhe nuk e di se si të tërhiqet. 

Besoi atij ta zmbrapsë atë

Në fund, ju duhet të jeni në gjendje t'i besoni mashkullit tuaj që t'ia bëjë të qartë asaj se ai ka zgjedhur tashmë dhe nuk është i interesuar në dikë tjetër pos në të dashurën e tij aktuale. Mund të jeni xheloze pa asnjë arsye reale. Nëse nuk mundesh t'i besosh, nuk keni lidhje të fortë. Nëse e vëren një tjetër femër teksa flirton me të, merreni me qetësi. Nëse nuk i përgjigjet, nuk përbën problem. Nëse po dhe mendon se krejt është në rregull, atëherë keni problem. 

(Kosova Sot)