Sa shpesh duhet të bëni seks që të ngeleni shtatzënë

  • 06 December 2017 - 12:35
Sa shpesh duhet të bëni seks që të ngeleni shtatzënë

Disa femra mbesin shtatzënë në përpjekjen e parë, disa të tjera provojnë me muaj derisa t’ia arrijnë qëllimit.

Por ekspertët bëjnë të ditur se ekziston një numër se sa herë duhet të bëni seks me partnerin për të mbetur shtatzënë.

Sipas tyre mesatarisht çiftet bëjnë seks 78 herë nga momenti kur vendosin se duan të krijojnë familje. Këto 78 herë janë të shpërndara përgjatë 158 ditëve, apo rreth 6 muajve.

Shumica e çifteve bëjnë seks 13 herë brenda muajit kur përpiqen të krijojnë fëmijë.

Madje shumë njerëz tjerë mendojnë se shanset e ngjizjes varen nga pozicioni i seksit, ku pozicioni më i famshëm është ai i misionarit, ndjekur pas nga pozicioni i qenit.

(Kosova Sot)