Shkodranja shtatzënë: Ju rrëfej si u përballa me dashnoren e burrit

  • 06 December 2017 - 22:28
Shkodranja shtatzënë: Ju rrëfej si u përballa me dashnoren e burrit

Një grua e re po i përjeton në mënyrën më të keqe të mundshme, ditët që duhet të ishin më të gëzuarat e jetës së saj. Ajo është shtatzënë dhe pikërisht në këtë fazë të jetës ka mësuar tradhëtinë e të shoqit. 

“Mirëmbrëma 

Problemi im lidhet me tradhtinë e burrit tim.

Një tradhëti që ka përfunduar pak javë më parë, ama ka zgjatur plot 3 vite.

Unë tani e kam mësuar, sepse ajo grua më dërgoi një mesazh vetëm për të krijuar kaos në martesën time. Edhe përballja ime me SMS e saj ishte dhimbja më e fortë që kam ndjerë ndonjëherë në jetë.

Kjo tradhëti, siç ju thashë, zgjati 3 vjet dhe burri më thotë se nuk kishte asgjë sentimentale apo emocionale, por vetëm një marrëdhënie seksuale.

Kur e mësova që më kishte tradhëtuar, i vura kusht burrit që nëse nuk do të humbasë familjen tonë duhet të më tregojë të vërtetën me detaje.

E ai më tha që ata u takonin 1 orë çdo dy javë, vetëm për seks.

Burri më tha se atë femër e kishte njohur përmes Facebook-ut.

Sinqerisht nuk e prisja këtë gjë, sepse im shoq ka qenë gjithmonë një burrë model, e të dy bashkë ishim një çift që na kishin lakmi të gjithë.

Tani që gjithçka është marrë vesh ai është shumë keq, madje edhe qan, e po bën gjithçka që martesa jonë të mos shkojë në gjykatë.

Disa ditë ika nga shtëpia, por u riktheva sepse jam shtatzënë dhe nuk dua ta lind fëmijën pa baba.

Por thellë-thellë, unë nuk e di se çfarë të mendoj, jam e shkatërruar dhe për pak javë lind fëmijën tonë të parë. Si kalohen këto gjëra?”, shkruan ajo.