A mund të humbet virgjëria me tamponë?

  • 07 December 2017 - 16:28
A mund të humbet virgjëria me tamponë?

A jeni e virgjër por frikësoheni se futja e tamponit do të bëjë që ta humbni virgjërinë? Atëherë dëgjoni mirë: Çdo vajzë që është me menstruacione mund t’i përdorë tamponët. Tamponët funksionojnë njësoj si për vajzat që janë të virgjra, si për ato që bëjnë seks. Dhe, pavarësisht se futja e tamponit në vagjinë mundet rastësisht ta zgjatë apo çajë cipën e virgjërisë së një vajze, tamponi assesi nuk do t’ua humbë virgjërinë – vetëm seksi mund ta bëjë këtë. Qoftë nëse një vajzë vendos të përdorë tamponë apo mantare, kjo është krejtësisht vendim i saj. Shumica e vajzave që janë aktive – veçanërisht ato që preferojnë notin – dëshirojnë të përdorin tamponë që të mos mungojnë në sportin e preferuar. Mund të merr pak kohë praktikimi i tamponit për herën e parë. Për disa vajza, tamponët me maje cilindrike janë më të lehtë në fillim. Sidoqoftë, nëse dëshironi të përdorni tamponë, ndiqni instruksionet hap-pas-hapi në kutinë e blerjes.

(Kosova Sot)