Ngjarje e vërtetë: E prishi fejesën për faj TË PRINDËRVE TË TIJ (1)

  • 09 December 2017 - 15:01
Ngjarje e vërtetë: E prishi fejesën për faj TË PRINDËRVE TË TIJ (1)

'Edhe pse familja ime nuk e kanë pranuar, ne do të duhej të martoheshim, e ai përnjëherë më braktisi. Vetëm atëherë kur jam shkurorëzuar i shtrëngova frerët'. Blerina, ke marrë vendimin e duhur - ishin fjalët e shoqes sime më të mirë Ganimetes. Edhe pse vendimin, që pas dy viteve martesë të shkurorëzohem nga Dardani, e kisha marrë që para një muaji, fjalosja jonë e mbrëmshme më ka shtyrë që gjithçka që më kishte munduar më të fund ta them me zë të lartë, përderisa monologun tim përfundimtar e përfundova me propozimin tim për shkurorëzim. Për kënaqësinë time, Dardani edhe nuk ishte aq i befasuar me idenë time që më në fund t'i japim fund lidhjes, martesës sonë fund edhe në mënyrë formale. Në fakt, lidhja jonë nga dita në ditë, me kalimin e kohës ishte gjithnjë e më e shkretë dhe më e acaruar, e ditët e lumtura që i kisha me të lirisht mund të them se kam mundur t'i numëroj në gishta.

- E di se sa e pakënaqur që ke qenë në atë martesë. Edhe pse je munduar që ta fshehësh një gjë të tillë, mos e harro një gjë se unë ty të njoh mjaft mirë - më tha Ganimetja. E kam ditur se shoqja ime kurrë nuk ishte e kënaqur me Dardanin, edhe pse që nga fillimi ishte munduar që ta pranojë ashtu si ishte, me gjithë mangësitë e tij.

- Kurrë nuk më ke thënë që të mos martohem për të - ia kujtova. - Sepse nuk kisha guxim që të largoj nga martesa. Ishe shumë e vendosur që të martohesh për të. Pos kësaj, unë po shpresoja se krejt në fund do ta gjesh fatin e jetës në Dardanin, dhe ndoshta do ta harrosh Bardhin - fjalët e fundit i tha ashtu të qeta, kështu që edhe unë u shtira se nuk e dëgjova fare. Por, kjo heshtje disi më bëri të ndihem më mirë. Për fatin tim të mirë, Ganimetja nuk ishte kthyer fare në dashurinë time të pafat nga e kaluara.

- Edhe pse unë dhe Dardani kurrë nuk është dashur të martohemi, nuk e ka gjithë fajin ai - e pranova.

- E di çfarë dëshiron të thuash: se prindërit e tu edhe kësaj radhe ia arritën qëllimit

- Ganimetja nuk po fshihte hidhërimin.

- Po, që nga fillimi ata janë përzier në lidhjen time me Dardanin. Kjo ishte po ashtu njëra nga arsyet që ka acaruar marrëdhënien tonë, e më pas edhe në largimin tonë. Dhe, tani jam këtu ku jam. Më tej do të vazhdoj krejt e vetme. Kështu është më mirë për të dy neve, edhe për mua edhe për Dardanin. - Më vjen keq që më duhet ta them këtë, por prindërit tuaj janë shumë imponues dhe dëshirojnë të të mbajnë nën kontroll, e madje edhe tani kur je në të tridhjetat.

- Ganimetja që kur ishim në shkollën e mesme, të cilën së bashku e kemi kryer, kishte shmangur prindërit e mi, e sidomos të atin tim. Megjithëkëtë, ajo ishte një nga shoqet e mia të rralla, që ia kishte dalë ta ruajë shoqërinë me mua, edhe pse prindërve të mi nuk u kishte pëlqyer për faktin, si e quanin, vajza e kuzhinieres.

- Më duhet të shkoj. Jam duke shkruar një punë për seminarin që po afron dhe më duhet që gjatë kësaj fundjave ta përfundoj - po shikoja orën.

- Dukesh e lodhur - e kishte vërejtur shoqja kur kishim dalë nga kafeneja.

- Sonte isha kujdestare. Të faleminderit edhe njëherë që ke dëgjuar mjerimin tim - u ktheva dhe e përqafova.

- E di se gjithmonë mund të mbështetesh tek unë. Mu lajmëro sa më parë. 

- Ganimites i kishte cingëruar telefoni i saj mobil, kështu që u përshëndetëm në shpejtësi dhe secila prej nesh u nis në rrugë të vet. Banesa ime ishte paksa më larg, kështu që vendosa të shëtis deri atje. Kur natën e kaluar i kisha thënë Dardanit se dua të shkurorë- zohem, sikurse një gur më kishte rënë nga zemra. Më kishte mbetur vetëm që për këtë vendim timin t'i lajmëroj edhe prindërit e mi, që për mua ishte temë më e vështirë se sa ndarja me burrin tim. Edhe pse me Dardanin ata ishin të zhgënjyer, sepse nuk i kishte përmbushur pritjet e tyre, sidomos pas momentit kur kishte ndalë studimet për stomatologji, e dija se do ta kundërshtojnë vendimin tim për shkurorëzim. Pa marrë parasysh se si shkuan gjërat, ata kurrë nuk do të jenë të kënaqur me vendimet e mia, po mendoja me veten time. Do të ishin më se të lumtur që përsëri të jem me ta, në të njëjtin kulm dhe të mund ta kontrollojnë dhe ta planifikojnë secilin hap timin që e bëj. Ardhmërinë time që ma kishin planifikuar vetëm pjesërisht e kam përmbushur me faktin se isha bërë mjeke. Isha e vetme në familje dhe prindërit e mi ma kanë përmbushur secilën dëshirë. Të tjerëve gjithmonë ua kam bërë me dije se me të holla nuk mund të blesh gjithçka. Isha modeste, e lumtur dhe e dëshiruar nga gjithë të tjerët në shoqëri. (VIJON)

(Kosova Sot)