Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (35)

  • 11 December 2017 - 12:36
Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (35)

Kishte ndjerë pendimin në zërin e tij. – Si po mendon? – Merita rastësisht kishte mbetur shtatzënë. Unë jam një mashkull që kam kujdes, por një natë kur ti më kishe braktisur unë kisha pirë shumë. Merita e kishte shfrytëzuar këtë gjendje timen dhe... Por, falë Zotit, erdhi Leka në jetë, megjithëse në fillim isha i pikërruar kur e kuptova se ajo ishte shtatzënë. – Po, me siguri se duhet të jetë ndjenjë e mirë të jesh prind. Unë këtë, për fat të keq nuk do ta përjetoj kurrë. – Pse mendon ashtu? – është vonë për fëmijë. Pothuajse i mbush të pesëdhjetat dhe është krejt çmenduri që unë të mendoj të lindi fëmijë. – Ekziston adoptimi. – E di, por edhe për këtë më nevojitet një partner, sepse atyre që janë të vetëm nuk ju mundësohet të marrin fëmijë. Nuk ma ke thënë pse je kaq i hidhur në lidhje me Lekën? – Merita kishte dashur të martohemi. Unë nuk e kam dëshiruar këtë. Ajo jeton në Gjermani, unë kam qenë atje dhe nuk kthehem më atje, nuk më përgjigjet mentaliteti i atjeshëm. Ajo nuk ishte e gatshme që të vije e të jetojë këtu. Kështu tani Leka është me të dhe e takoj njëherë në tre muaj, kur ajo vjen apo shkoj unë atje për ta takuar. E kjo dhemb. – Nuk je martuar? – Jo. Nuk jam martuar. Unë nuk jam si ti Gane. Sikur të isha martuar, do ta martoja femrën të cilën e dashuroj marrëzisht. Shikimet e tyre ishin takuar. E kishte vërejtur se nuk po e akuzonte atë por e dinte se vetë i kishte fajet, e dinte edhe vetë që ishte fajtore, megjithëse nuk e dinte se ku. Ndoshta vet[m se nuk i kishte besuar sa duhej. U ngrit dhe ia ofroi dorën. Dukej thuajse ishte mjaft i vetëdijshëm se më mirë ishte të shkonte derisa kishte kohë. – Më vjen mirë që të kam takuar Gane. Më duhet të shkoj, djemtë po më presin. Njëri prej djemve ka ditëlindjen, po shkojmë të shëtisim. Dëshironte që edhe për pak të ulej skaj tij, që të flasin edhe pak, por e kishte vërejtur se qëllimi i tij ishte të largohej. Prandaj nuk e kishte ndaluar. – Në rregull. Kaloni mirë. Ndoshta takohemi sërish. – Po... ndoshta pas disa viteve, këtu apo në banjë, apo kush e di se ku. E tha këtë me shumë pikëllim dhe shkoi. Po e shikonte teksa shkonte dhe po i ndjente lotët në faqe. Nuk ishte e pikëlluar, vetëm se i vinte keq për kohët që kishin shkuar.

KAPITULLI TRIDHJETË E SHTATË

Kërkimi i saj për Drenin kishte përfunduar, kështu që kishte vendosur që këto shtatë ditë që i kishin mbetur për pushime të pushonte. Më nuk po shëtiste si ditëve të para, nuk po vraponte për ta takuar, edhe pse edhe më tutje po shpresonte për këtë. Por, pos se disa herë kishte takuar djemtë e tij nga ekipi, nga Dreni asnjë shenjë. Natën e fundit kishte vendosur ta qerasë veten me një darkë në njërin pre restoranteve më të shtrenjta. Gjithë ditën e kishte duruar urinë dhe kishte porositur një darkë të majme. Verë dhe çka jo tjetër. Një vajzë e bukur me sy të kaltër po këndonte disa prej hiteve të vjetra. Nuk e kishte vërejtur fare Blerimin, i cili kishte kaluar përskaj xhamit. (vijon) BOX: Kërkimi i saj për Drenin kishte përfunduar, kështu që kishte vendosur që këto shtatë ditë që i kishin mbetur për pushime të pushonte.

(Kosova Sot)