Histori Erotike:Si ma rrëmbeu virgjërinë shoku i klasës kur më bëri xhiro me makinë (+18)

  • 12 December 2017 - 17:30
Histori Erotike:Si ma rrëmbeu virgjërinë shoku i klasës kur më bëri xhiro me makinë (+18)

Një histori dashurie që ka lindur në bankat e gjimnazit e që sot është kurorëzuar me një familje të lumtur.

“Temë interesante! Tani jam 25 vjeçe dhe virgjërinë e kam humbur kur isha 18 vjeçe.

Gjithçka ndodhi kur shkuam me eskursion në Sarandë me shkollën.

Një shoku im erdhi me makinë me disa djem të klasës dhe jo me ne me autobus.

Gjatë rrugës Lezhë-Sarandë me të nuk pata kontakte, sepse ju thashë nuk e kisha në autobus.

Atje mbërritem rreth orës 4 pasdite dhe nisëm të argëtoheshim të gjithë me njëri-tjetrin.

Pas hëngrëm shpejt e shpejt darkën, shoku më fton që të bëjmë një shëtitje në bregdet. Saranda është shumë e bukur në darkë, shumë romantike ishte gjithçka.

Këtë djalin e pëlqeja shumë, por duke qenë se në qytet është shumë e vështirë të dalësh me dikë ta njohësh lirshëm, ne kishim mbetur vetëm në fazën e buzëqeshjeve e ndonjë komplimenti. Për plot 2 vite shkolle.

Në një moment ai më kap dorën në një bordurë ku ishim ulur dhe më shpreh dashurinë.

U emocionova pa masë. Por edhe u vura shumë në siklet. Aty e kuptova që edhe unë e doja me gjithë shpirt dhe që doja të kaloja të gjithë jetën me të.

Pastaj ai mori makinën që të iknim nga Ksamili, edhe rrugës vetëm më përqafonte. Mua po më dilte zemra nga lumturia që ndjeja në ato momente. Nuk doja të mbaronin kurrë.

Atje në Ksamil ai nisi të më puthte me vrull dhe isha në siklet e nuk po dija asgjë, ishte hera ime e parë.

Kam qenë e ftohtë si akull, por ne atë natë e bëmë. Unë u bëra e tija.

Të dy ishim shumë të lumtur. Tani kanë kaluar vite dhe ne u ndamë kur unë nisa shkollën e lartë. Por ai më kërkoi dhe tani presim fëmijën tonë të parë.

Dashuria e parë nuk harrohet kurrë dhe si kjo e jona uroj ta kenë të gjithë vajzat”, shkruan ajo.

(Kosova Sot)