E dashura ime e bën çdo ditë me të gjithë dyrnjanë, burra e gra, nuk e kam problem aspak (Foto)

  • 12 December 2017 - 20:23
E dashura ime e bën çdo ditë me të gjithë dyrnjanë, burra e gra, nuk e kam problem aspak (Foto)

Një i dashur i kuptueshëm ka zbuluar se si është të jesh i lidhur me një prej yjeve më të mëdhenj pornografikë në botë.

Mike Adkins, 32 vjeç, është në një lidhje me Allie Haze prej katër vitesh, e ata u njohën nga një mik i përbashkët.

Tridhjetë vjeçarja Allie është ylli i një serie filmash të famshëm për të rritur.

Pavarësisht punës së diskutueshme të Allie, Mike thotë se nuk ishte i frikësuar herën e parë që patën bashkë marrëdhënie seksuale.

Dhe, çuditërisht, ai nuk ndihet xheloz që Allie ka marrëdhënie seksuale me burra të tjerë – dhe gra – çdo ditë.

Mike, i cili jeton me Allie në Las Vegas, tha: “Nuk u ndjeva i kërcënuar të kisha marrëdhënie seksuale me një yll pornografie. “Me të vërtetë nuk e kam parë atë në atë mënyrë, e shoh vetëm si një person. Por është e vërtetë, që ajo është patjetër më e mira nga e partneret që kam pasur ndonjëherë. Nuk më shqetëson se ajo shkon me burra të tjerë sa i përket punës”.

“Dua të them, po, është një punë ndryshe nga të qenit një kamariere apo diçka tjetër, por në fund të ditës nuk mund të bazosh një marrëdhënie në karrierën e njëri-tjetrit”, tha ai.

Mike nuk ishte në dijeni të karrierës së zgjedhur të Allie kur u takuan dhe ndonëse i erdhi si një tronditje, ai dëshmoi se ja doli ta pranonte.

Ai tha: “Nuk i shikoj videot e saj…”, teksa shton se bashkë kanë një jetë të shkëlqyer seksuale.

(Kosova Sot)