Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (37)

  • 13 December 2017 - 12:51
Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (37)

KAPITULLI TRIDHJETË E TETË

E kishte përcjellë deri te hoteli. Hapat po i bënin të ngadaltë, këmbë pas këmbe, kjo po dukej thuajse që të dy po dëshirojnë ta prolongojnë ndarjen. Para dyerve të hotelit që të dy kishin ndalur.

- Kjo po ma përkujton atë natë kur ishim në banjë dhe të kam përcjellë deri te hoteli dhe aty të kam puthur.

- Ishe një zotëri i vërtetë, kurrë nuk ke insistuar të hysh në dhomën time derisa unë nuk të kam ftuar. - Natyrisht, kisha dëshirë të lë përshtypje të mirë, nuk kam dëshiruar të mendosh se jam ndonjë idiot, i cili dëshiron të argëtohet në shpejtësi. - Me këtë edhe më ke pushtuar.

- Problemi është shfaqur atëherë kur ti nuk po mundje ta kuptoje se kish ka dëshiruar të vazhdojë me ty edhe pas seksit në dhomën e hotelit. E uli kokën. Kujtimi për gabimin që e kishte bërë vetë para aq shumë vitesh i ngjalli ndjenjën e fajit. - Nuk dua të flasim për këtë, jam dënuar mjaft deri më tani. E kam paguar çmimin tim, jam dënuar mjaft. Mos më dëno edhe ti tani. Dëshironte ta ftonte në dhomë. Dëshironte më shumë sesa vetëm seks, më shumë se një lamtumirë, dëshironte ta kthente kohën nëse kjo ishte e mundur, e më pas le të bëhet çfarë të bëhet. Disi e parandjente se kjo ishte mundësia e fundit. Fati tashmë kishte shpenzuar gjithçka për ta, më nuk do ju falte edhe një rast tjetër që ta përmirësojnë atë që kishin humbur. E kësaj edhe e frikësohej.

- A dëshiron që të . . . Fjala i mbeti në fyt. Po e shikonte dhe po provonte ta thoshte atë fjalë deri në fund, që ta ftonte në dhomën e saj, por kjo nuk i shkoi.

- Po më fton në dhomë? Uli kokën dhe tha po, duke ndjerë se faqet e saj tashmë ishin skuqur. - Je skuqur sikurse atëherë. Buzëqeshi dhe e puthi. Ia ktheu, por puthja ishte e shkurtër.

- Jo, faleminderit. Nuk dua të vij në dhomën tënde, e nesër të uroj rrugë të mbarë. Mirupafshim. Nuk po mund të besonte se e kishte refuzuar, e ai ngadalë po largohej nga hoteli.

KAPITULLI TRIDHJETË E NËNTË

Po sillej nëpër shtrat dhe po mundohej të flinte. Ngrihej dhe shëtiste nëpër dhomë, e më pas përsëri po kthej në shtrat dhe po e kërkonte një mënyrë që të mos mendonte për Drenin. Nuk po qante, që po e habiste shumë, sepse dinte se përfundimisht ky ishte fundi. Lotët e saj mbetën pa derdhur, ndoshta pikërisht për faktin se ishte mësuar ta humbiste, por edhe ta jetojë jetën në të cilën nuk kishte shpresë se do të ndodhte diçka dhe do ta ndryshonte situatën. Ishte djersitur, herë po i vinte ftohtë e herë nxehtë, po i dukej se njerëzit po ecnin nëpër korridor dhe po i a preknin derën e dhomës. Vetëm dëshironte të agonte dhe të largohej prej atij vendi. Po shikonte e pafuqishme se si ngjyra e qiellit po ndryshonte, se si nga ngjyra e errët po kalonte në ngjyrën e hirtë, e më pas po merr edhe nuance rozë për të kaluar më pas në të kaltër. Mëngjesi e takoi ashtu të rraskapitur dhe pa vënë gjumë në sy. (vijon)

(Kosova Sot)