Po bëja seks të mahnitshëm me shokun e ish të dashurit, por...(+ 18)

  • 13 December 2017 - 20:31
Po bëja seks të mahnitshëm me shokun e ish të dashurit, por...(+ 18)

Një vajzë 24 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje me shokun e ish të dashurit dhe seksi është i mahnitshëm, por kur ishi i saj e ka kuptuar për këtë, iu është vërsulur, përcjell Bota sot.Andaj, i dashuri i ri e ka lënë 24 vjeçaren, duke i thënë se nuk do ta humbasë miqësinë me shokun e tij.Rrëfimi i saj i plotë:Kam qenë duke pasur lidhje dhe seks të mahnitshëm me shokun e ish të dashurit, por ish i dashuri e kuptoi dhe ai u çmend.Tani shoku i tij më ka lënë mua. Unë kam qenë me ish të dashurin për tre vite. Ai më ka tradhtuar disa herë por unë e kam falur sepse e doja.Unë jam 24 ndërsa ai është 27 vjet. Pastaj ai u nda nga unë para një muaji.Unë i tregova se më pëlqente shoku i tij dhe ai më tha se kisha të gjitha të drejtat që të takohesha me të, i cili është 26 vjet.Shoqja ime e ngushtë kishte festë ditëlindje në lokalin tonë dhe aty ishte edhe shoku i ish të dashurit. Ne kaluam tërë natën duke folur bashkë.Ai më përcolli deri në shtëpi duke thënë se dëshironte të dinte se po shkoja sigurt.E pyeta atë për një pije dhe i tregova se më pëlqente.Ai më tha se ndihej njësoj dhe i thash që të qëndronte me mua tërë natën.

Seksi ishte i mahnitshëm. Ne filluam të dilnim dhe gjërat po shkonin shumë mirë, derisa dikush i tregoi ish të dashurit tim.Ai u vërsul masivisht, duke na quajtur me çdo emër të mundshëm.Tani ai po më injoron mua, por ka mbetur miq me shokun e tij.Gjërat ende janë duke shkuar mirë, në dritën e pikëllimit të ish të dashurit tim.Por, këtë fundjavë, i dashuri i m më tha se nuk donte ta shkatërronte miqësinë e tij me shokun dhe se nuk donte të ishim bashkë e të lëndoheshim më.Ai mendonte se ishte më e mira që ne mos të shihemi më.

(Kosova Sot)