Këto janë arsyet pse meshkujve ju duken më seksi vajzat me syze

  • 19 December 2017 - 23:39
Këto janë arsyet pse meshkujve ju duken më seksi vajzat me syze

Je me syze dhe ke kompleks se nuk do të arrish të gjesh një dashur? Nga sot e tutje hiqini këto mendimi negative që keni për veten sepse femrat me syze për meshkujt janë më të nxehta se sa ato pa syze. Në këtë përfundim kanë arritur shumë sondazhe.

“Një e treta e meshkujve thonë se femrat me syze janë të zgjuara dhe seksi”, thuhet në një studim të Shoqatës për Kërkim në Konsum.

Fakt është se: “njerëzit me syze vlerësohen gjithmonë si më inteligjentë”.

Një anketë aktuale e një kompanie syzesh në SHBA është akoma më konkrete. Sipas tyre, meshkujt preferojnë ato që njihen si “geek chic”. Mes atyre që mbajnë syze, më të preferuarat janë femrat me pamje sekretareje. Në veçanti pëlqehen syzet me kornizën e zezë dhe të madhe.

Meshkujt pëlqejnë po ashtu femrat me syze për shkak se nuk kanë nevojë që t’i shohin direkt në sy.

Por si janë në krevat femrat që mbajnë syze? Kjo është qershia mbi tortë. Sondazhet thonë se ato janë të egra dhe preferojnë të eksperimentojnë. Ndaj mos u trembni kur vendosni syze.

(Kosova Sot)