24-vjeçarja i tradhton të dy: E takoj vetëm për të kryer marrëdhënie, por me të dashurin…

  • 21 December 2017 - 14:23
24-vjeçarja i tradhton të dy: E takoj vetëm për të kryer marrëdhënie, por me të dashurin…

Një 24-vjeçare i ka rrëfyer historinë e saj psikologes së “The Sun” duke i kërkuar një këshillë sesi duhet të veprojë pasi ka dy partnerë dhe nuk di kë të zgjedhë.

Letra e vajzës:

“Prej më shumë se një viti jam në një lidhje me një djalë 23 vjeç, dhe raporti jonë deri tani ka qenë për mrekulli. Një muaj më parë unë u zhvendosa në një qyet tjetër dhe i dashuri im ishte disa orë larg.

Në vendin ku shkova, kam shoqen e ngushtë me të fejuarin e saj, me të cilët dal shpesh. Në një nga këto daljet, ishte edhe shoku i të fejuarit të saj, i cili më tërhoqi që në fillim.

Pas disa kafeve, shkuam në shtëpinë e shoqes sime për të ngrënë një darkë të gjithë bashkë.

Por kur ata shkuan të flenë ne përfunduam duke bërë seks dhe ishte i mrekullueshëm.

Edhe pse e di që është gabim, unë vazhdoj të takohem me të, por ai më ka thënë që nuk do që të kemi një lidhje normale. Ndërkohë unë e kam gjetur veten në një situatë shumja të keqe pasi i dua të dy dhe nuk dua që të ndahem nga asnjëri.

Por nëse i dashuri im e merr vesh këtë tradhti, ai do të më ndajë menjëherë”.

Përgjigjja e psikologes

“Epo në fakt e paske ngatërruar veten tendë shumë në gjithë këtë histori. Unë të këshilloj që t’i japësh fund kësaj historie që ke nisur dhe të kthehesh tek i dashuri jot, të cilin ti thua se e do dhe është i mrekullueshëm. Mos e shkatërro një lidhje të mirë për një aventurë të momentit”.

(Kosova Sot)