A je për trileçe? Vajza kërkon ndihmë që të zbulojë se kush nga dy të dashurit e tradhton, por … (VIDEO)

  • 23 December 2017 - 23:20
A je për trileçe? Vajza kërkon ndihmë që të zbulojë se kush nga dy të dashurit e tradhton, por … (VIDEO)

Ndodh edhe kështu, një femër në një marrëdhënie me dy meshkuj, të cilët nuk e dinin për njëri-tjetrin, “punëson” një modele për të zbuluar se cili prej tyre do ta tradhtonte.

Vajza e paidentifikuar, raporton Daily Mail, që besohet se është nga Kalifornia, ka kërkuar ndihmën e një rrjeti në YouTube “To Catch a Cheater” (Të kapësh tradhtarin), për të zbuluar se cili prej dy të dashurve të saj nuk do ta tradhtonte atë.

Videoja fillon me vajzën, e cila shprehej se kërkon të dijë se cili prej tyre do të ishte më tepër besnik ndaj saj, por rezultati final nuk ishte aspak ai që ajo priste.

Që të dy djemtë ranë në kurthin e modeles, duke e “harruar” të dashurën e tyre.

Por duket se zhgënjimi i vajzës ka qenë i dyfishtë. Pas publikimi të videos, shumica e komenteve negative nuk ka qenë për djemtë, por për vetë vajzën., E padyshim që nuk kanë qenë të paktë ata që e kanë pyetur se kush është tradhtari i vërtetë?!

 

(Kosova Sot)