Thirrja e mamisë: Mos bëni seks gjatë Krishtlindjeve, sepse…(FOTO)
Një mami ka paralajmëruar çiftet që të mos kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë Krishtlindjeve.
Mamaja 33-vjeçare Mhairi Maharry nga Londra shkroi në Twitterin e saj: “Nëse njihni ndonjë grua që nuk ka ngelur shtatzënë, ju lutem thuajini të mos të bëjë seks gjatë Krishtlindjeve!”
Arsyeja përse kjo mami shprehet kështu është se pas 9 muajsh, më saktësisht në muajin Shtator, rastet e lindjeve pritet të jenë mjaft të mëdha në Britani, dhe kështu, shtohet edhe puna e mamive.
“Periudha e fundvitit është koha kur çiftet dëshirojnë të kenë një fëmijë, kështu që ata fillojnë të provojnë menjëherë”, shpjegoi ajo për The Independent.
Grafiku më poshtë tregon qartazi se si fundi i Shtatorit është koha e vitit kur lindin më shumë foshnje në Britani.
(Kosova Sot)