E di se është i martuar, por nuk mund të mos e dua! - Dashuri - Kosova Sot
E di se është i martuar, por nuk mund të mos e dua!

E di se është i martuar, por nuk mund të mos e dua!

Çka sillet në mendjen e një femre që është në lidhje me një mashkull të martuar? 

Një vajzë 28 vjeçe ka aferë me një mashkull të martuar, i cili ka edhe fëmijë. Janë njoftuar në punë. Sapo e kishte parë, i kishte pëlqyer. E, edhe ajo atij. Gjatë një pikniku ishin puthur për herë të parë dhe që nga atëherë janë në lidhje të fshehtë. Ajo e di se ai në shtëpi ka grua dhe fëmijë. Ndonjëherë mund ta injorojë këtë fakt, por në disa raste jo. "E di se jam një femër, të cilën e urrejnë femrat e tjera. Meqë unë jam femër që shkatërron familje, meqë fle me një mashkull të martuar. Por, çka të them? Nuk është se e kam zgjedhur një gjë të tillë. U dashurova në atë mashkull edhe pse shpesh në kokë më vjen mendimi se një gjë e tillë nuk është në rregull dhe se nuk do të funksionojë. Takohemi kryesisht 2-3 herë në javë, në shtëpinë time. Ai i thotë gruas se ka dalë me shokë për të pirë diçka, apo se i duhet të rrijë më gjatë në punë. Kur ai vjen tek unë, i harrojmë të gjitha. Shtrihemi në shtrat, ledhatohemi dhe bëjmë seks. Me këtë rast, më duhet që të mos ia lë ndonjë shenjë, p.sh. ndonjë gërvishtje, buzëkuq, mavijosje. Dhe, nuk guxoj të vendosi parfum, meqë këtë gjë femrat e vërejnë menjëherë. E, as ai nuk bën dush pas seksit, meqë një gjë e tillë do të ishte tepër evidente. Kush është ai që nga kafeneja, apo nga puna, shkon në shtëpi i freskët, pas dushit? Pra, derisa është tek unë, çdo gjë është e mrekullueshme. Por, e di se atij i duhet që të shkojë dhe të flejë me një grua tjetër, me gruan e tij. Se, në mëngjes, do ta zgjojnë fëmijët. Do të ulen në tavolinë dhe do të hanë kafjall së bashku. Kjo më dhemb, prandaj mundohem që të mos mendoj rreth kësaj gjëje. Nëse ndokush mendon se, kur je në aferë, është lehtë t'i shkyçësh emocionet, mashtrohet rëndë. Gjithmonë ka dhembje. Thellë në vetvete, e di se ai kurrë nuk do ta lejë familjen e tij për mua. Këtë e di që nga dita e parë, megjithatë nuk mund ta lëshojë që të më ikë. E di edhe se kjo aferë nuk do të zgjatë shumë. Herët a vonë do të më duhet të ndalem. Por, deri atëherë do të vazhdoj", thotë ajo. 

(Kosova Sot)

12 orë e 42 minuta më parë
09/12/18