Mendova se ishte i pasur, u mashtrova rëndë - Dashuri - Kosova Sot
Mendova se ishte i pasur, u mashtrova rëndë

Mendova se ishte i pasur, u mashtrova rëndë

F emrat që punojnë në anije shpesh bëhen viktima të udhëtarëve. Disa prej tyre edhe e gjejnë fatin, ndonjë rast të mirë për t'u martuar. Njëra ndër to është edhe Elena, e cila nisi një udhëtim të gjatë me anije sapo mbaroi shkollën e mesme. Në anije ajo u njoftua me një njeri shumë më të moshuar, tek i cili shihte një rast të mirë për t'u martuar. Por, vetëm pasi që u martuan kuptoi se e vërteta ishte ndryshe. Ua sjellim rrëfimin e saj: "Menjëherë pas mbarimit të shkollës së mesme, u paraqita që të udhëtoja me anije dhe atëherë nuk e dija se do të bëhesha një e përdalë e rëndomtë. Punoja në një bar, natyrisht, për shkak të pamjes së bukur që kam. Pas ndërrimit shpesh përfundoja në dhomat e biznesmenëve të pasur, kryesisht më të moshuar se 50 vjet.

Image

Paratë që ata mi jepnin, vështirë se do t'i refuzonte ndonjë grua. Njëri prej tyre, dorën në zemër, edhe më i vjetër, 64 vjet, me flokë të zbardhura dhe me rrudha të pleqërisë, ishte një klient i rregullt. Ditët i kalonte në bar, duke qëndruar ulur dhe duke më shikuar. Një ditë më tha të martohesha me të, gjë që në fillim mu duk e neveritshme, por pasi që mendova pak dhe pasi që ma mori mendja se ai ishte i pasur, pranova. U martova me të dhe ja, tash e një vit jetoj në Berlin. Këtë nuk ia kam thënë as familjes sime. Të gjithë mendojnë se unë ende vazhdoj të punoj në anije. Gjithçka ishte në rregull, derisa kuptova se matufi plak nuk ishte edhe aq i pasur, sikur që mendoja. Udhëtimin me anije ia kishin paguar fëmija, të cilët i ka pesë. Kështu që edhe banesa ku jetojmë zor se do të më mbetet mua. Gjëja e vetme që mund të më mbetet mua ndoshta është pensioni i tij. Më duhet të pyes a i mbetet gruas pensioni pas vdekjes së burrit. Po ashtu, duhet të pyes sa para do të merrja në atë rast, meqë për një shumë të vogël nuk ia vlen të flesh me një plak. Ndoshta jam e përdalë, por kjo është mënyra e vetme që të bëj diçka nga jeta. E, kush mendon se është lehtë dhe se kënaqem duke fjetur me një plak, mund t'ia them vetëm një gjë - le ta provojë vetë". 

Image

(Kosova Sot)

12 orë e 17 minuta më parë
12/12/18