Rrëfehet 29 vjeçari: Bëmë seks treshe me gruan dhe shokun, por u shokova kur…(+18)

  • 02 January 2018 - 22:58
Rrëfehet 29 vjeçari: Bëmë seks treshe me gruan dhe shokun, por u shokova kur…(+18)

Një burrë 29 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks treshe me gruan e tij dhe shokun.

Ai thotë se u ka pëlqyer por që më pas i ka gjetur mesazhet gruas se ata kanë dashur të bëjnë seks vetëm ata të dy dhe tani nuk e di çka të bëjë.

Rrëfimi i plotë:

Unë dhe gruaja ime kemi qëndruar në një hotel dhe kemi bërë seks treshe me shokun tim.

Ishte e mrekullueshme dhe e kemi bërë edhe disa herë që nga atëherë, por tani jam i brengosur për atë që bën prapa shpinës time.

Ne jemi një grup miqsh që njihemi që nga shkolla e mesme. Unë jam 29 vjet ndërsa gruaja ime 28.

Ne kemi qenë bashkë prej 10 vitesh, ndërsa jemi të martuar prej 3 vitesh.

Shoku im është 29 vjet dhe është beqar. Prej vitesh e kam kuptuar që ai e fantazon gruan time dhe më ka folur për të bërë treshe. Ne thamë se kjo do të jetë vetëm për argëtim.

E pyeta gruan time dhe në fillim ajo nuk deshi por më pas i thashë se do ta ringjallte jetën seksuale dhe ajo u pajtua.

Ne rezervuam një hotel në Londër të gjithë bashkë. Shkuan në kinema dhe më pas pimë në bar kur u kthyem. Shoku im erdhi më pas në dhomën tonë dhe ne po bënim shaka.

Më pas ne papritur ishim të gjithë në shtrat. Ishte e pabesueshme dhe gruaja ime po e shijonte shumë atë.

Nuk pati asnjë ankesë në mëngjes dhe ne u pajtuam që ta bëjmë sërish. Ne e kemi bërë sërish disa herë në shtëpinë tonë dhe në banesën e atij. Më pas gruaja ime tha se nuk donte ta bënte më.

Nuk e kam kuptuar pse, kështu që kam shikuar mesazhet e saj.

Ajo nuk e ka ditur që i kam parë mesazhet e saj, por ajo i kishte shkruar mesazhe shokut tim duke i thënë se do të donte ta bënte sërish me të.

Ai e pyeste atë nëse ata mund të bënin seks vetëm ata dy, pa dikë tjetër dhe pa i treguar askujt kurrë.

Ajo i ishte përgjigjur se mundet. Më pas ajo i kishte thënë se nuk është e sigurt pasi duket tradhti, por që ajo dëshironte ta bënte atë.

Jam i shkatërruar. Çka të bëj?

Përgjigja e psikologes:

Shumë shpesh ka komplikime pas tresheve, por tek rasti juaj ka ende mundësi për të rregulluar gjërat.

Mos rreziko sërish të bësh ndonjë treshe. Thuaj shokut tënd që nuk është ide e mirë të vazhdoni ta bëni.

Bisedo më pas me gruan tënde. Thuaj se e do dhe pyete nëse e pëlqen jetën tuaj seksuale.

Thuaj se dëshiron që të jeni të lumtur dhe se të vjen keq që i ke sugjeruar treshe por që nuk i ka ndihmuar lidhjes suaj.

(Kosova Sot)