Ngjarje e vërtetë: E donte alkoolin më shumë se familjen (6)

  • 03 January 2018 - 15:23
Ngjarje e vërtetë: E donte alkoolin më shumë se familjen (6)

Ditën tjetër e kam vizituar liderin e departamentit për heqjen dorë nga alkooli dhe bisedova me të rreth bashkëshortes sime, përderisa ai vetëm sa kishte vërtetuar dyshimet e mia. - Bashkëshortja juaj, pos se nuk i ndihmon vetes së saj, bën gjithçka që është e mundur, në mënyrë që ta pengojë takimin e seancave terapeutike. Unë shpresoj se ju e keni shumë të qartë se këtu kemi të bëjmë me persona labilë, të cilët nuk është shumë lehtë t’i bindësh se alkooli i zgjidh të gjitha problemet. Më vjen shumë keq që më duhet t’jua them këtë, por mendoj se gruaja juaj ka nevojë të shtrihet në spital dhe një shërim i plotë atje. Dhe më besoni se më vjen keq edhe për të, por edhe nga vetja ime, sepse këtë e shoh si një dështim personal timin. Të gjithë ne që provojmë të luftojmë kundër alkoolizmit do të dëshironim që të kemi sukses. Para se të jem kthyer në shtëpi, u ndala dhe u ktheva deri te nëna ime. Kaltrina edhe më tutje ishte tek ajo, edhe pse zakonisht në atë kohë Renata zakonisht tashmë do të kishte shkuar për të. Nëna ime ishte brengosur dhe pikërisht për këtë arsye e kam thirrur Renatën në telefonin e saj mobil. - Çfarë dëshiron – më pyeti ashpër. Po shkoj te prindërit e mi, sepse babai im nuk ndihet mirë. - Përse nuk na ke lajmëruar – e pyeta. Krejt rastësisht jam kthyer te nëna ime dhe e pashë se nuk ishte kthyer për ta marrë Kaltrinën. - Gjithë këtë bisedë e bëre për asgjë – u përgjigj. - Kam harruar. Mos më prit sonte, sepse dot ë fle te të mitë. - Më lajmëro si është babai yt – i thashë, por ajo tashmë e kishte ndërprerë lidhjen. Nëna dhe unë u shikuam ashtu të brengosur. - Nënë, nuk kam menduar deri më tani se sa e rrezikshme është që ajo të drejtojë veturën – i thashë. - Ke të drejtë – m’u përgjigj. Unë do të shkoj tek ajo, mos u brengos. Ti më lajmëro kur ajo të vendosë të kthehet. Kemi biseduar edhe për pak kohë. I kam biseduar gjithçka për Jetmirën dhe tregimin e saj pikëllues. Butësia e saj gruaje tek unë kishte lënë shumë përshtypje, ndoshta pikërisht për faktin se tash e sa vite nuk kam ndier kurrfarë butësie në jetën time. Sikur Renata të mos ishte alkooliste, që moti do të kërkoja shkurorëzim dhe do ta merrja nën përkujdes, por kështu ... Renata ishte e sëmurë dhe hospitalizomi ishte zgjidhja e vetme, por, si ta bind atë për një hap si ky? Të nesërmen e kam thirrur Renatën për ta pyetur për gjendjen e të atit të saj, por se ajo nuk lajmërohej fare në telefonin e saj mobil. Më pas kam thirrur prindërit e saj në telefonin fiks. U lajmërua i ati i saj, e në bazë të zërit të tij erdha në përfundim se ai ndihej shumë mirë. - Përshëndetje Petrit, çfarë ka të re? - Oh, asgjë të veçantë – u përgjigja lehtë. Nuk jemi dëgjuar tash e ca kohë, prandaj më interesoi ta kuptoja si je me shëndet? - Si gjithmonë – u përgjigj. Por, Renata nuk na është lajmëruar tash e disa muaj. Dikur na thërriste pothuajse për çdo ditë, por tash nuk po ia dëgjojmë zërin. Po e ndieja se si po më pushtonte një djersë e ftohtë, por ia dola t’ia them edhe disa fjali të mira, e më pas kemi përfunduar bisedën. Nuk u hamenda dhe menjëherë e kam lajmëruar policinë dhe kam lajmëruar zhdukjen e bashkëshortes, e po ashtu e kam përmendur se ka probleme me alkoolin. Më kanë premtuar se do të më lajmërojnë porsa të kuptojnë diçka, e më pas më këshilluan që të jem në shtëpi, sepse mund të kthehet apo të lajmërohet. Para se të kthehesha në shtëpi, shkova te mjeku i saj, me shpresë se ai do të mund të më ndihmonte me ndonjë informatë. - Më vjen keq – më tha. Gruaja juaj është rast i veçantë, ajo nuk pi se ka probleme dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye nuk dëshiron të ndalojë. Ajo alkoolin e shiko si një lloj sfide. Tash është rreziku më i madh për t’i ndodhur ndonjë aksident. (vijon) 

(Kosova Sot)