Kjo është loja që gjithmonë ndez: 5 mënyra efikase që mashkulli të pëlcasë nga xhelozia

  • 09 January 2018 - 13:57
Kjo është loja që gjithmonë ndez: 5 mënyra efikase që mashkulli të pëlcasë nga xhelozia

Është krejt nëse është pas ndarjes apo nëse tashmë jeni njohur. Ky është momenti kur mund ta ktheni lojën në dobinë tuaj dhe atë ta bëni xheloz.

 RELAKSOHU DHE KËNAQU

 Kjo vjen në gjithçka. Bëje atë që dëshiron dhe do të ndihesh mirë. Stil i ri i flokut, vikend jashtë qytetit, argëtim i çmendur me shoqet: nëse do të jesh e lumtur, kjo ndihet (qoftë përmes fotove në "Facebook" apo "live". Tashmë ti po udhëheq lojën.

SILLU E THJESHTË NË RRJETET SHOQËRORE

Në planin e vogël hakmarrës po ashtu rol të rëndësishëm luan çfarë, si dhe kur do të shfaqesh në rrjetet shoqërore. Kujdes, ka rrezik ta teproni. Çelësi i suksesit është që të mos e teproni në "Facebook", "Instagram" - pra, mos posto asgjë as më pak as më shumë se dikur. Pos kësaj, fotot e postuara duhet të bëhen thuajse janë bërë krejt 'rastësisht'.

TEKNIKA E DUHUR E PËRGJIGJEVE

 Këtu vlen teknika krejt e kundërt me rrjetet shoqërore: befasoje me përgjigjet që janë më të ndryshme se zakonisht. Nëse zakonisht përgjigjesh shpejt dhe me përgjigje të gjata, tashmë mos e bëj atë, përgjigju shkurt.

ARGËTOHU

Kjo është më e rëndësishmja. Të gjitha mendimet e turbullta që të sillen nëpër kokë dërgoi diku larg. Kurrë mos lejo që lumturia jote të varet nga një person tjetër. Dil, argëtohu, kënaqu me gjithçka që të përshtatet - do të jesh më mirë.

VENDOSI VETES AFATE

 Fakti është se - nëse ke vendosur ta luash këtë lojë me të - duhet të mendosh mirë për gjithçka. Nëse ndonjë person me sjelljet e veta të bën të ndihesh mirë - ndoshta është koha të vazhdosh tutje. Vendosi vetes një afat të caktuar nëse gjërat do të përmirësohen, nëse jo kalo në anën tjetër të faqes.

(Kosova Sot)