“Seks i çuditshëm” me turistin, humb jetën prostituta (FOTO +18)

  • 09 January 2018 - 16:33
“Seks i çuditshëm” me turistin, humb jetën prostituta (FOTO +18)

Një turist britanik është arrestuar për vdekjen e një prostitute në Tajlandë, e cila u rrëzua nga ballkoni i katit të pestë, raportojnë këtë të hë hënë mediat britanike.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel, ku 25-vjeçari po kryente marrëdhënie me prostitutën Wannipa Janhuanthon. Sipas mediave vendase, çifti po kryente “marrëdhënie seksuale të çuditshme” në ballkonin e hotelit ku ata po qëndronin.

Image

Kështu e kanë përshkruar rastin dëshmitarë nga vendngjarja. Vajza u rrëzua nga ballkoni i katit të pestë dhe ndërroi jetë menjëherë. Ajo kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe fraktura të shumta. 26-vjeçarja u gjet e zhveshur nga autoritetet vendase dhe kufoma u dërgua në morg për ekspertizë mjeko-ligjore.

Turisti britanik Reece Vella pranoi në polici se e kishte marrë prostitutën në dhomën e tij të hotelit, me të cilën kishte kryer marrëdhënie në dhomën e gjumit dhe më pas në ballkon para se ajo të rrëzohej. I trembur nga ngjarja, ai më pas ishte larguar dhe kishte shkuar të qëndronte në një tjetër hotel.

Image

Reece Vella, turisti britanik i arrestuar

Policia tajlandeze ka thënë se 25-vjeçari është arrestuar për veprat penale “neglizhencë duke shkaktuar vdekjen e të tjerëve”, “largim nga skena e krimit” dhe “qëndrim ilegal në vend” pasi i kishte skaduar viza.

Image

 

(Kosova Sot)