Shkodrani thyen rrjetin: Jam ndarë nga dy gra, por kjo e treta më ka çuar …

  • 12 January 2018 - 17:14
Shkodrani thyen rrjetin: Jam ndarë nga dy gra, por kjo e treta më ka çuar …

Ky 42-vjeçar është ndalur derisa ka gjetur femrën e duhur. Ama pasojat e marrëdhënieve të dështuara i kanë shërbyer si mësime jete. Kjo është historia që po thyen rrjetin.

“Sekreti i një marrëdhënie me harmoni është që të gjesh personin që e sheh si shok ose shoqe të ngushtë.

Mos ja fusnit kot, se nuk është as pasuria e as bukuria. Madje, madje as dashuria nuk është e mjaftueshme gjithmonë.

Jam një 42-vjeçar shkodran me shkollë të lartë. Ama nuk kam patur fat në lidhje. Martesën e parë e bëra në moshë krejt të re dhe mori fund sepse ishim krejt tipe të kundërt.

Nusja e parë më ndau sepse donte të ndiqte shkollën jashtë vendit dhe unë nuk doja të ikja.

E dyta nuk më ndau. Atë e ndava unë. Edhe pse isha i pjekur, ajo nuk më plotësonte intelektualisht. Nuk bëja dot një bisedë me të, përveçse ça kishte blerë në pazar për të gatuar e thashetheme fisi. Sa ta tradhëtoja kot, e lashë më mirë.

Sot është martuar dhe ka fëmijë. Edhe ajo duket më e lumtur se kur ishte me mua.

Kur mendova se nuk do të krijoja më lidhje serioze, njoha gruan që kam sot. E treta e vërteta. Ajo më ka çuar në qiellin e shtatë që në takimin e parë.

Do thoni ju çfarë ka kjo që se gjeta tek të tjerat??? Asgjë më shumë në pamje të jashtme, por tipi i saj është fiks si të ishte shoqja ime më e mirë.

Merremi vesh me telepati. Më kupton dhe e kuptoj pa pasur nevojë për fjalë.

Është qetësia, nervi dhe dashuria ime. Ma bën jetën të qetë dhe emocionuese në të njëjtën kohë. Ma ka çuar tensionin edhe 20 në debate, ama lumturia me të është e papërshkrueshme.

Andaj mos u kënaqni me pak njerëz. Diku aty jashtë është njeriu që bën për ju, mos u dorëzoni! Ka gjithmonë kohë!”, shkruan ai. 

(Kosova Sot)