Ngjarje e vërtetë:Në vend se ta lija, ëndërroja VDEKJEN E TIJ (9)

  • 20 January 2018 - 16:31
Ngjarje e vërtetë:Në vend se ta lija, ëndërroja VDEKJEN E TIJ (9)

Kohëve të fundit shpeshherë po më sillen nëpër mend mendimet rreth vdekjes së tij, e cila do t'i zgjidhte të gjitha problemet tona. Ai edhe ashtu nuk po ka vullnet për jetë. Po dridhesha nga një mendim si ky, imagjinata e njeriut të dërgon në lloje të ndryshme të mendimeve të sëmura. Së paku në mbrëmje më lë rehat, pasi që në ushqim po i vendos një tabletë gjumi. Atëherë po fle më fort se herëve të tjera dhe nuk zgjohet deri në mëngjes, kur unë jam në këmbë e gatshme për punë. Po shmang intimitetin aq sa mundem me arsyetime të shumta. Gishtat më janë skuqur nga të kruarat, përderisa vajza po i bënte detyrat e shtëpisë dhe nuk më shikon çfarë po bëj. Kam shkuar deri në banjë dhe kam hapur dollapin me ilaçe. Vendosa kutinë në xhep dhe përsëri jam kthyer në kuzhinë. Darka kishte aromë të shijshme. Shqipëroni ishte diç më i gëzuar se zakonisht, e dëshira në sytë e tij ishte e qartë. Por, nuk e kisha ndër mend ta kënaq pasionin e tij. Sonte do t'ia forcoj dozën më shumë. Ai më habiti kur shfaq në derën e kuzhinës duke më thënë: - Do të shkoj shumë shpejt deri te Zeneli për një gotë verë të zezë, shpejt kthehem - më tha, u ofrua në tavolinë dhe e puthi vajzën. Erdhi edhe deri tek unë, kështu që unë e tëra u shtanga, duke menduar se mos po i vërente tabletat derisa i futa në xhep. - E di, edhe ty të dua fort. Nuk e di nëse po e vëren këtë apo jo. Më vjen keq, nëse nuk kam mundur të jem burri i duhur për ty dhe të ofroj atë që ti e meriton - më la pa fjalë. Prej nga kjo tani? Para se t'i them që Zeneli nuk do t'i jap asnjë shishe me verë pa të holla, ai tashmë doli dhe mbylli derën dhe shpejt e dëgjova se si e ndezi veturën e tij. Do të flesh ti sonte i dashuri im, edhe sonte, po mendoja me veten time, derisa me thikë në dërrasën e kuzhinës po imtësoja dy tableta. - Çfarë po bën ashtu nënë - më pyeti vajza ime, e cila po qëndronte menjëherë prapa meje. Unë u shtanga. Po shpresoja se nuk e kishte vërejtur atë që po e bëja unë. U ktheva prej saj duke e mbrojtur përzierjen në dërrasë dhe i thashë: - Po imtësoj hudhër. A i ke kryer tashmë detyrat e shtëpisë? Disi me dyshim u kthye nga unë dhe m'u afrua derisa unë po qëndroja si statujë e shtangur. Ajo po qëndronte aty dhe po merrte aromë ushqimit. - Mmm, çfarë ke vendosur ashtu në makarona? - Disa erëza, asgjë të veçantë, do të shtoj dhe hudhër që të jetë më e shijshme. Nuk e kishte vërejtur, e unë mora frymë lehtë. Nuk e di se çfarë do të ndodhte sikur vetëm të kishte dyshuar se si po mendoja që të atin e saj ta fus në gjumë të thellë. Unë në të vërtetë vetëm dëshiroja që ai të flinte, që më të lejë rehat. - Shpirti i nënës, merri pjatat dhe vendosi në tavolinë - i thashë tashmë kur po merrja frymë lehtë. - Babai do të vjen shpejt. Më çudit fakti pse nuk erdhi ende. Porsa ma ktheu shpinën, unë vendosa pluhurin e tabletave në gjellën e Shqipëronit. Ajo vrapoi në kopsht kur dëgjoi ndaljen e makinës. Po mendoja se ishte Shqipëroni dhe nuk shikova. Çfarë po bëj unë kështu? Po provoj ta helmoj burrin tim? Nëse vazhdoj kështu, ai me siguri se do të vdesë nga mbidoza. Mora pjatën e tij dhe ushqimin e tij e hodha në bërllok. Mjaft, mjaft më me këtë jetë. Do të kërkoj shkurorëzim, madje që sot, porsa të hamë. Në pjatë i vendosa porcion tjetër me makarona dhe po e prisja të hynte brenda. Cingëroi zilja. Shkova ta hap derën. Në derë po qëndronte një polic, duke e mbajtur vajzën për dorë. Në shikimin e vajzës po vërehej një pikëpyetje. - Zonja Ilirjana? - Unë jam, ka ndodhur diçka? Vajza lëshoi dorën e policit dhe erdhi tek unë. - Më vjen keq, zonja Iliriana, ka ndodhur një aksident një kilometër e gjysmë prej këtu. Shqipëroni! M'u shtrëngua gjoksi. Vajza bërtiti me të madhe duke thirrur emrin e të atit. Më në fund jam e lirë, por e vetmuar në atë lirinë time. Në zemrën time po qëndron një ndjenjë e fajit, që nuk më lë ta vazhdoj një jetë normale. Më parë fajin e kërkoja diku tjetër, e tani jam e vetëdijshme se do të duhej ta kërkoja në veten time. Unë nuk iu ktheva Avniut, sepse ai i ishte kthyer gruas së tij. Mendoj se me këtë është mbyllur rrethi. FUND

NGA NESËR MUND TA LEXONI TREGIMIN TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË "FILLOVA TA JETOJA JETËN VETËM PASI QË U NDAVA NGA AI"

(Kosova Sot)