Vajza dhe djali u njohën në rrjete sociale, në avion u ndodh e pabesueshmja

  • 23 January 2018 - 16:48
Vajza dhe djali u njohën në rrjete sociale, në avion u ndodh e pabesueshmja

Një grua ka realizuar takimin e pazakonte ne avion, pasi kuptoi se po aty në udhetimin per ne Dublin ishte edhe burri që ajo kishte takuar në Tinder, një uebsajt që mundëson njohje të reja.

Hannah nga Glasgow po shkonte drejt Los Anxhelosit, me tranzit në Dublin, kur ajo kuptoi se ishte në të njëjtin avion me njeriun që ajo kishte takuar në Tinder, Nobelin.

Edhe ai po ndiqte të njëjtin fluturim. Sipas postimeve të tyre në Twitter, pasi kuptuan që ishin në të njëjtin fluturim, çifti nisi të bisedonte ballë për ballë dhe ishin të lumtur për këtë rastësi. Nobeli e ftoi Hannah që të ulet në vendin 1B, në vendin bosh pranë tij.

Hannah pranoi se ajo ishte në të vërtetë e shqetësuar nëse dukej krejtësisht ndryshe nga fotografitë e saj, pasi ishte veshur me shpejtësi duke qenë se ishte zgjuar vonë. Por pavarësisht shqetësimeve të tyre, çifti ndenji një kohë të gjatë ulur pranë njëri-tjetrit dhe takimi i tyre nuk përfundoi këtu. Pasi avioni u ul në tokë, ata ndenjën një natë në Dublin për t’u njohur më mirë.

Duket se kjo histori romantike pati një fund të lumtur, por nuk dihet nëse çifti do të ishte në të njëjtin fluturim për në Los Anxhelos gjithashtu.

(Kosova Sot)