Ngjarje e vërtetë: Fillova ta jetoja jetën, vetëm PASI QË U NDAVA NGA AI (5)

  • 25 January 2018 - 16:29
Ngjarje e vërtetë: Fillova ta jetoja jetën, vetëm PASI QË U NDAVA NGA AI (5)

Udhëtova që në agim, duke vendosur të vozis nëpër rrugën e vjetër, përmes së cilës shikoja bukuritë natyrore. Pas tri orëve vozitje, u ndala në një vend për t'iu kënaqur me imazhet e peizazhit. Kjo pamje më la pa frymë. Përmes telefonit tim mobil fëmijëve ju dërgoja foto dhe ju kam lajmëruar se gjithçka është në rregull me mua, dhe se tashmë kisha arritur. Po merrja frymë me krejt mushkëritë. Ajri ishte i freskët, por i bukur. Më binte në mend nëna ime. Kur i pata thënë se po udhë- toj për në det, më kishte pyetur çfarë do të bëj kur uji të jetë i ftohtë. Nuk po mund ta kuptonte pse po shkoj më herët dhe nuk dëshiroja verën të arrinte. E unë isha shumë e lumtur që po thithja ajrin e freskët të detit dhe aspak për mua nuk kishte rëndësi nëse uji detit ishte i ftohtë apo i ngrohtë. Nëna më kishte akuzuar se isha vetjake, sepse fëmijët po i lë vetëm. Unë buzëqeshja, duke menduar se si njëzet vitet e fundit i kisha kaluar, duke u përkujdesur për fëmijët dhe bashkëshortin. Burri ma kishte kthyer këtë në mënyrë më të keqe të mundshme, e fëmijët një ditë secili do të shkojë në drejtimin e vet. Atëherë do të mbetem vetëm. E plakur, e pikëlluar dhe plot keqardhje. Jo, unë nuk dëshiroja që të jetë kështu, dëshiroja të jem e lumtur dhe një femër me vetëbesim kur atë ditë fëmijët e mi do të largohen nga çerdhja e tyre. Hyra në veturë dhe u nisa në drejtim të hotelit. Ishte shumë i bukur, e nga dritarja ime në mënyrë të mirë po vërehej deti dhe valët e tij. Unë isha falënderuese e fëmijëve të mi që më kishin rezervuar një dhomë kaq të bukur. Po ndieja një ngrohtësi përreth zemrës sime. Kurrë nuk isha ndier kaq e ledhatuar si në atë ambient. Mora valixhet dhe më pas hapa derën e ballkonit. A ekzistonte diçka më të bukur në botë? Jo, kjo ishte parajsa dhe do të jepja gjithçka nga vetja ime që secilën ditë ta përjetoj kështu. Por, e dija që duhet të jem e lumtur për këto ditë me faktin se këtë pushim vjetor duhej ta vlerësoja dhe të kënaqem me të. Bëra një dush dhe ndërrova rrobat. Më nxitohej të shkoja te deti, dëshiroja ta shfrytëzoj secilën minutë. Porsa u largova nga çimentoja e hotelit, në këmbët e mia ndjeva rërën dhe mbylla sytë duke u kënaqur me përplasjet e valëve. Në këtë moment arriti porosia "A është gjithçka në rregull?". E pabesueshme, ky ishte Saimiri. Me të vërtetë në mënyrë të mirë e kishte thënë porosinë, gjithçka ishte si më së miri, por me qëllim nuk dëshiroja t'ia vërtetoja. Më nervozonte fakti që pse pikërisht ai ma prishte lumturinë, por nuk dëshiroja ta shkyç telefonin tim, sepse dëshiroja të isha në dispozicion për fëmijët dhe nënën time. Mbylla sytë dhe ngrita shikimin drejt diellit. Ajri ishte i ngrohtë, por jo shumë i nxehtë, përderisa rrezet e diellit po më ledhatonin. Hapa sytë dhe fillova ta vështroj detin. Më kaploi një ndjenjë e lumturisë dhe kënaqësisë, të cilën nuk mund ta përshkruaja. Më erdhi edhe një porosi, kur shikova e pashë se të gjitha ishin nga Saimiri. As nuk i kam lexuar, vetëm dëshiroja që të më lër rehat. Çfarë po dëshironte prej meje? Nuk jemi dëgjuar që nga momenti kur e kisha përzënë nga shtëpia dhe kjo shumë më shkonte për shtati. Ne të dy nuk kishim më asgjë të përbashkët, por fëmijëve dhe martesës e cila nuk vlente asgjë. Vendosa të dal dhe të shëtis dhe më pas shkova për drekë. U ndieja disi e privilegjuar: mund të haja ku të doja, të porosis çfarë të dëshiroj, ishe Zot i jetës sime dhe gjithë situatës në përgjithësi. Vetëm ky vendim më lumturonte. Kam porositur një gjellë e më pas desha t'i lexoj porositë e Saimirit. "Do të doja të bisedoj me ty, më duhet të them diçka me rëndësi…", shkruante njëra porosi. "Përse nuk më përgjigjesh?" shkruante tjetra. Ende nuk po e kuptoja çfarë dëshironte prej meje. Ndoshta dëshironte të fliste rreth shkurorëzimit? Gjatë mendimit për këtë ndjeva një dhimbje në gjoks, por zgjati vetëm për një çast. Porosia e ardhshme thoshte: "Ndoshta kemi nxituar pak. Unë me siguri se kam gabuar, por kush është pa mëkate" (vijon)  

(Kosova Sot)