A T'IA DËRGONI POROSINË? MOS U BËNI BUDALLAQE KUR NUK JENI E TILLË

  • 30 January 2018 - 13:21
A T'IA DËRGONI POROSINË? MOS U BËNI BUDALLAQE KUR NUK JENI E TILLË

A duhet t'ia dërgoni porosinë: Librat me këshilla rreth argëtimit gjithmonë janë shitur shumë, kanë ndihmuar për ta gjetur të duhurin.

KURRË MOS DËRGO E PARA SMS APO POROSI NË "FACEBOOK"

Në libra zakonisht këshillohet që femrat të mos e fillojnë të parat bisedat, madje as një "tung". I njëjti rregull vlen edhe në komunikimin përmes rrjeteve shoqërore. Pra, kurrë mos dërgoni e para porosinë, postë elektronike apo porosi përmes 'Facebook'-it. Pa marrë parasysh sa qesharake kjo tingëllon, por femrat nuk duhet të bëjnë një hap si ky.

PRISNI DISA ORË PARA SE T'I PËRGJIGJENI

Kjo sidomos vlen për adoleshentet dhe femrat deri në moshën 20 vjeçe, që i takojnë gjeneratës së 'Facebook'- ut. Sa më të vjetra që jeni duhet të prisni më gjatë para se të përgjigjeni në një porosi. Për shembull, nëse jeni në të 30-at, prisni së paku 12 orë, e nëse keni filluar dekadën e pesëdhjetë, prisni një ditë. mJa edhe disa këshilla: Kurrë mos dërgoni porosi ë të gjata se sa porositë e tij. Për shembull, nëse ju pyet: "A do të dilje me mua ndonjëherë", i përgjigjeni: "Natyrisht, tingëllon këndshëm". Kurrsesi mos iu përgjigjeni tepër gjatë, si: "Natyrisht, kjo do të ishte mirë. Kam shumë punë, por jam e lirë të enjten mbrëma dhe për vikend. E di një restorant të mirë ku mund të shkojmë"- kështu dukeni e pikëlluar.

MOS U PËRGJIGJENI VONË

Një nga rregullat që ta mësoni mashkullin t'ju respektojë, është të përcaktoni disa rregulla. Nuk do të duhej t'i përgjigjeni në thirrje dhe në porositë pas mesnatës. Përse? Pasi që jeni e zënë, keni nevojë për gjumë, mes tjerash, çfarë i intereson se cila është arsyeja juaj? Nëse mashkulli ju thërret pas menatës, me gjasë kërkon vetëm seks, e jo lidhje. 

MOS SHKRUANI POROSI TË GJATA

Për dallim nga SMS-at që mund të janë të shkurtë, porositë elektronike mund të janë një kurth i vërtetë. Disa femra shkruajnë porosi të gjata që duken si letra dashurie. Pritja përmes telefonit apo në "Skype" nuk duhet të jetë më e gjatë se 15 minuta. Përse? Sepse ai do të kërkojë më shumë.

ÇFARË NËSE JU REFUZON?

Kur ish i dashuri juaj në "Facebook " ose në "Twitter" paralajmëron se si në fund është 'i lirë', kjo për ju mund të jetë poshtërim. Por, kurrë mos shkruani porosi me inate, postime, statuse. Më së miti është ta injoroni. Për të shmangur gjithçka, më së miri të filloni të argëtoheni me dikë. 

(Kosova Sot)