“E kapa duke më tradhtuar në shtratin tonë, por ai më tërhoqi nga krahu me forcë dhe…”

  • 04 February 2018 - 16:43
“E kapa duke më tradhtuar në shtratin tonë, por ai më tërhoqi nga krahu me forcë dhe…”

Një djalë i ri i ka shkruar psikologes së “The Sun” duke i treguar një situatë të vështirë që kishte kaluar me të dashurën e tij disa kohë më parë.

Letra e tij:

E dashur psikologe Deiddre. Unë jam 23 vjeç dhe kam qenë i lidhur me një vajzë një vit më të madhe. Gjithmonë kemi pasur grindje dhe ajo më kishte provokuar duke më thënë se do të shkonte në shtrat me meshkuj të tjerë.

Por një nga herët e fundit që ne u zumë, unë u ktheva më shpejt se zakonisht nga puna, dhe kur hapa derën e dhomës e gjeta në shtrat me një mashkull tjetër. U inatosa shumë dhe duke i bërtitur i kërkova që të dilnin nga shtëpia ime.

Por mashkulli që ishte me të, shkoi në kuzhinë, rrëmbeu një thikë dhe më tërhoqi nga dora duke më plagosur. Unë më pas shkova në spital ku bëra disa qepje, ndërsa kur u ktheva në shtëpi ata ishin larguar.

Pas kësaj ndodhie unë u ndava prej saj, por tani që kanë kaluar disa muaj, ajo më kërkon sërish të kthehemi bashkë dhe më thotë që atë ditë nuk kishte bërë asgjë me atë tipin tjetër.

Jam konfuz sepse e dua, por kam frikë të lidhem sepse ajo do të më tradhtojë sërish. Si mendoni, çfarë duhet të bëj?”

Përgjigjja e psikologes:

Unë mendoj se ke vepruar drejt që je nda4rë prej saj.

Të këshilloj të vazhdosh jetën tënde pa të, sepse nëse të ka tradhtuar një herë do të thotë që nuk të ka dashur vërtetë dhe mund ta bëj sërish”.

(Kosova Sot)