Historia e vajzës shqiptare: Jam shtatzënë me shokun e klasës, po e morën vesh vëllezërit...

  • 05 February 2018 - 17:32
Historia e vajzës shqiptare: Jam shtatzënë me shokun e klasës, po e morën vesh vëllezërit...

Jam shtatzëne me shokun e klasës.

Gjimnazi ku shkojmë në është në një qytet të vogël dhe këtu të martojnë direkt. Ta dinë vëllezërit e mi, më vrasin.

-E dashur si fillim të falënderoj që më ke shkruar. Më duhet të të them se situata jote është serioze. Je ende në gjimnaz dhe je shtatzënë. Nuk di se çfarë ndjen ti, por ajo që referon si problemin më madhor është frika që ke mbi reagimin e vëllezërve të tu nëse e marrin vesh të vërtetën. Përmend edhe martesën… Të lutem bëhu koshiente për atë që po ndodh brenda dhe jashtë teje në këto momente.

Ardhja në jetë e një fëmije nuk duhej të ishte një gjë rastësore, ndodhi dhe kaq, por duke qenë se kjo situatë nuk ka më kthim mbrapsht atëherë duhet ti bësh vetes disa pyetje thelbësore si për shembull: A e dashuron ti djalin nga i cili pret një fëmijë? Familja duhet të informohet në lidhje me shtatzëninë, duhet të jesh ti personi që duhet t’jua thuash. Kërko ndihmën e nënës më parë, jepu të gjithë argumentet për t’i bindur se je gati për një vendim kaq madhor, për t’u bërë nënë, por edhe nëse nuk je gati kërko ndihmën dhe mbështetjen e tyre pasi ti dëshiron t’ja dalësh.

Martesa kalon në vend të dytë për nga rëndësia në momentin kur pritet të vijë në jetë një fëmijë. Po shoku yt i klasës çfarë mendon në lidhje me shtatzëninë tënde? A të do ty ai? A e dëshiron këtë fëmijë? Duhet të bëheni bashkë dhe të mbështesni njëri tjetrin, më pas duhet të përpiqeni që edhe familjet tuaja ta pranojnë këtë situatë.

Sigurisht që nuk është e thjeshtë edhe reagimet mund të jenë nga më të ndryshmet, por kalimi i kohës nuk ndihmon, shtatzënia nuk mund të fshihet, përkundrazi me kalimin e kohës do të bëhet e dukshme për të gjithë. Duhet të tregosh shumë kujdes dhe të mos neglizhosh as vizitën tek një mjeke gjinekologe, pasi për shkak edhe të moshës tënde të vogël rreziqet mund të jenë të shumta.

(Kosova Sot)