KREJT ÇFARË DUHET TË DINI NË LIDHJE ME MESHKUJT

  • 06 February 2018 - 15:04
KREJT ÇFARË DUHET TË DINI NË LIDHJE ME MESHKUJT

MOS SHIKONI VETËM DUKJEN, POR EDHE SHPIRTIN

Secila vajzë dëshiron që i dashuri i saj të duket i bukur, por mos e shikoni vetëm dukjen, shikoni edhe shpirtin. Mos kërkoni vetëm të dashur, por edhe partnerin që ju dëgjon, kupton dhe do të jetë mik me ju.

MOS RRINI NË LIDHJE TË KEQE, SEPSE MOMENTALISHT NUK KA MË TË MIRË SE AI

Këtë mos e bëni kurrë! Vetmia mundet të kalojë mirë, derisa lidhja e keqe këtë nuk e bën kurrë. Mes tjerash, si ta gjeni dikë më të mirë kur jeni në lidhje të keqe?

NUK ËSHTË I VETMI

Kur një mashkull është i interesuar për një vajzë, nuk mendon shumë para se ta thërrasë apo ta ftojë për t'u takuar. Nëse nuk lajmërohet, nuk është i interesuar. Vazhdoni me jetën. 

(Kosova Sot)