Ngjarje e vërtetë: PËR TË MË NUK ISHA “NË MODË”! (2)

  • 06 February 2018 - 15:32
Ngjarje e vërtetë: PËR TË MË NUK ISHA “NË MODË”! (2)

Në rubrikën e kulturës në njërën prej të përditshmeve tona kemi lexuar për shqyrtimin më të gjerë rreth veshjeve të asaj nate. Krejtësisht isha pajtuar rreth asaj se çfarë kishte përgatitur ardhmëria për mua. Le të shkoj secili rrugës së vet, vendosa. Nuk dua të shikoj se si ngadalë po e vrasim dashurinë tonë. Dua ta lë të jetojë, e këtë mund ta arrij vetëm dua i hapur krahët dhe ta liroj prej meje.

- Përse nuk po provon në kryeqytet? Këto falënderime në tekst dërguar organizuesve në fakt janë falënderime për ty. Vikendin e kaluar ke mahnitur me aftësitë tua organizuese. Ja, këtu është edhe emri yt. Posedon një energji të madhe punuese, të cilën këtu nuk po mund ta shfrytëzosh në mënyrën më të mirë dhe maksimale. Krahas kësaj, ke njoftuar disa njerëz dhe ata të kanë njoftuar ty. Asgjë nuk të kushton po të provosh.

- Po mendoj për një gjë të tillë – m’u përgjigj, por menjëherë e kam kuptuar që, porsa ia thashë, kjo i erdhi si lehtësim. Dëshironte të shkonte. Vetëm se nuk kishte fuqi të ma thoshte këtë. M’u desh ta shtyjë për ta thënë këtë. Dashuria pra, ende ekzistonte, por nuk mbizotëronte. Mori me vete rrobat dhe këpucët e shtrenjta, ambiciet e tij që nuk mund të ishte ai që dëshironte të ishte. E mori nervozizmin e tij dhe shumë gjëra të këqija të tjera, të cilat i ishin grumbulluar në këto tri vitet e fundit. Por, nuk ishte vetjak. Edhe mua më kishte lënë shumë gjëra të tjera: zbrazëtinë, qetësinë, pikëllimin, kujtimet, albume me shumë fotografi, skulptura me personazhin e tij. Më la ashtu me zemër të thyer dhe pa vullnet, të thyer nga dhimbjet dhe të verbëruar nga lotët. Vetëm tani më duhej të mësoja të jetoja, sepse me Agonin ishte një jetë nga të shtatëdhjetat. Më la në kohën më të nevojshme për mua, në trupin ku jeta i ishte thithur, gjysmën time sepse ajo gjysma tjetër tashmë kishte vdekur. Kështu e ka përfunduar tregimin për shkuarjen, e cila kishte filluar saktësisht para tri viteve, kur e kishte blerë kompletin shtrenjtë të rrobave. Atë ditë kam filluar ta kuptoj se po fillon ta realizojë atë për të cilën fliste, se është i krijuar për gjëra më të mëdha. Më kujtohet fare mirë ajo blerja e madhe, të cilën nuk e kishte ndarë me mua.

- Agon, vallë gjithë pagën e ke dhënë për vetëm një komplet rroba, këmishë dhe këpucë – thashë duke mos debatuar, por duke u çuditur, duke mos dashur të besojë se në fakt e kishte bërë një gjë të tillë.

- Kam nevojë për to – më tha ashtu i zemëruar, pa durim, por disi e ndjente veten si fitimtar, me rrobat e tij të reja në shtëpinë tonë përdhese. Për një moment po qëndroja e shtangur duke shikuar dyert e dhomës së gjumit, të mbyllura, në të cilën tashmë ai ishte drejtuar. Aty e kam kuptuar se ai në fakt e kishte kaluar linjën e caktuar dhe tashmë ishte bërë dikush tjetër. E më pas kam shkuar në një hapësirë tjetër. Për një javë rresht para vetes kisha një shprehje të tillë të fytyrës, por tashmë e kam ditur çfarë do të bëj. Gjysma e fytyrës ishte ashtu si ishte, e gjysmës tjetër të fytyrës ia shtova dukjen e Agonit derisa më tha: “Më nevojiten”. Ky ishte vetëm hapi i parë në “jetën e tij”. Atëherë ende nuk e kam ditur se tashmë “kishte filluar” që t’i rritej rroga. Sepse gjatë asaj kohe jam habitur për faktin se si një organizator i ngjarjeve të rëndësishme, ekonomist dhe menaxher, aq keq organizon shpenzimet e veta, se kurrë nuk ka të holla. Vallë mos më ka gënjyer, po e pyetesha veten time më pas, sepse deri më atëherë në shtëpinë tonë nuk kishte jetuar gënjeshtra. Për fat të mirë, edhe mua më ishte “dhënë e mbara” gjatë atyre viteve. Të hollat nuk i kisha problem dhe nuk kisha nevojë për të hollat e Agonit. Po brengosesha për punët e shtëpisë, për neve dhe për veten time, e për veten time nënkupton marrjen e materialeve në punimin e veprave të mia. Kur ka shkuar, ka lënë pas kujtimet e mira kur kemi fjetur në dysheme, kur kemi zier dhe gatuar në një pllakë të vetme dhe kur jemi ulur në karrige prej plastike. Krejt çfarë ne kishim ishte jopraktike, e vjetër, një shtëpi e vjetër prej guri, të cilën kisha trashëguar nga gjyshja ime, pasi që prindërit e mi i kisha humbur që në kohën kur isha një fëmijë. Por, i kisha të gjitha, shtëpinë në të cilën jam rritur, dashurinë e jetës sime Agonin dhe duart e mia magjike prej një skulptoreje. Agoni po ashtu pohonte se i kishte të gjitha: mua, mua dhe vetëm mua. (vijon)

(Kosova Sot)