E ruajta 8 orë poshtë shtëpisë, nuk i besova syve nga ajo që zbulova

  • 07 February 2018 - 16:03
E ruajta 8 orë poshtë shtëpisë, nuk i besova syve nga ajo që zbulova

Një vajzë ka shokuar lexuesit me historinë e saj. Vajza që jeton prej vitesh në një vend Perëndimor ka zbuluar tradhëtinë e partnerit me një tjetër mashkull.

“Vdekshin këta meshkuj që na tradhëtojnë me meshkuj! Jam një vajzë 29-vjeçare nga Berati, kam studiuar dhe punoj në Spanjë.

Kisha 1 vit në lidhje me një djalë vendas këtej. Alamet çuni, si model dhe shumë i edukuar.

E shikoja që diçka nuk shkonte. Por nuk arrija ta kuptoja se çfarë. Ai bënte për mua, por si t’jua them nuk ndjeja atë afeksionin që zakonisht jemi mësuar të marrim në lidhje dashurie.

Edhe kjo parandjenjë nuk më gënjeu jo.

Kisha javë që po ruaja lëvizjet që bënte kur ishte me mua. Por hiq, nuk kapa asgjë. Në telefon fliste veç me meshkuj. Asnjë vajzë nuk po shikoja as në telefon as në rrjete sociale.

Një pasdite që e kishim lënë të dilnim bashkë më thotë se ka një punë. Këtu kisha shansin të bëjë investiguesen.

I shkova me makinë poshtë shtëpisë dhe ju betohem e kam pritur për 8 orë derisa doli me një mashkull. Fillimisht u ndjeva shumë keq që dyshova tek ai, por sapo po mendoja këtë kur fap ata shkëmbejnë një puthjeeeee.

O Perëndi si jam ndjerëëëëë! Nejse. Ika prej aty, fika telefonin dhe sot e kësaj dite nuk i kam dhënë shpjegime.

Edhe s’dua t’i jap asnjë shpjegim. Më është neveritur.

Sinqerisht kisha ndjenja për të, por më janë zhdukur si me magji kur kam parë atë skenë të qelbur.

Nuk e kuptoj se këtu janë dhe modern, nuk e kuptoj pse rrinte me mua…Nejse i shkoftë mbarë e pikën e hajrit mos e bëfshin. Hasta la vista corazon, siç i thonë këtej!”, shkruan ajo.

(Kosova Sot)