NGJARJE E VËRTETË: ABORTOVA, SEPSE MË HELMOI BURRI (3)

  • 08 February 2018 - 09:01
NGJARJE E VËRTETË: ABORTOVA, SEPSE MË HELMOI BURRI (3)

Ne ishim marrë vesh se nuk do të kishim fëmijë, por ja që ndodhi dhe unë dëshiroja fëmijë, mendoja se në atë mënyrë do të isha e lumtur

- Kuptoj. Më vjen keq për gjithçka, Merita. Por tani duhet të mendosh për veten tende. Duhet të vazhdosh më tej. A je duke përdorur ndonjë lloj të ilaçeve - më pyeti me mirësjellje, por në mënyrë zyrtare. U përgjigja në pyetjet e tij derisa nuk e kishte përmendur bashkëshortin tim: - Si po e përjeton këtë bashkëshorti im? Pyetja mbeti pa përgjigje. Përnjëherë kisha një dëshirë që të shkoja nga aty. - Nuk ke pse të më përgjigjesh, natyrisht. Unë e di se nuk është aspak e lehtë të flitet për gjërat private. Kur unë jam shkurorëzuar edhe vetë e kam kërkuar ndihmën e psikiatrit - ma pranoi ai. - Me të vërtetë - u habita. - Po, unë dhe bashkëshortja ime ishim për rreth dhjetë vite në martesë. Që të dy më tepër i kishim kushtuar kujdes punës se sa vetes sonë. Edhe ajo është mjeke, oftamologe. Në fakt, unë isha në dyshime rreth shkurorëzimit shkaku i vajzës sonë. Ende është në moshë tepër të re dhe kjo i erdhi shumë vështirë, pasi që nuk do të shiheshim për çdo ditë. - Pra, do të thotë se tashmë je shkurorëzuar? - Para gjashtë muajsh. Vajza ime ishte tepër e pikëlluar, por se tani është më mire. Po vazhdoj ta takoj dy here në javë. Edhe bashkëshortes sime kjo po i shkon për shtati, sepse është e zënë me punë. E ka një ordinancë të veten ajo - ma shpjegoi, e më pas shtoi: - Ndihem thuajse unë kam ardhur për të biseduar. Që të dy kemi filluar të qeshim. Po ndjeja se si nervozizmi po më kalonte pak. Dhe ai e kishte vërejtur këtë dhe me padurim po priste që të vazhdoj. - Bashkëshorti im Bedriu nuk dëshironte fëmijë. Jemi në martesë tash e shtatë vite dhe që nga fillimi unë e dija se ai ishte kundër kësaj. Ne ishim marrë vesh se nuk do të kishim fëmijë, por ja që ndodhi dhe unë dëshiroja fëmijë, mendoja se në atë mënyrë do të isha e lumtur - sytë mu mbushën me lot e ai u përkujdes që të më ngushëllonte më së miri. - Merita, së pari duhet të spastrosh martesën tënde me bashkëshortin tënd. Nuk është aspak me rendësi se çfarë do të më thuash mua apo dikujt tjetër. Me rendësi është ajo që ti e dëshiron - fjalët e tij ma kujtonin shoqen time Arianën, sepse një ditë më arë edhe ajo ma kishte thënë të njëjtën. - E di, por unë nuk kam zgjidhje - ia thashë me qetësi. - Si po mendon ashtu? Gjithmonë kemi zgjidhje. Po, edhe unë dikur bëra një zgjidhje. Nuk ishte aspak e lehtë, por e kam marrë një vendim. A e di Bedriu se ti je këtu - ai e kishte ndjerë se problem im në martesë ishte shumë më i thellë se sa i humbjes së martesës. E ula kokën në ato momente. - Ma thuaj, ku qëndron problemi? Jo si një psikiatrit, por si një mikut. E di se kanë kaluar vite të gjata pa u takuar, por së bashku kemi kaluar moment të bukura. Mos fshih asgjë në veten tënde. Kjo kurrë nuk është zgjidhje e duhur. Më thuaj, çfarë ka ndodhur Merita - më nxite të flas, por e vërteta ishte se kjo dilte vështirë nga unë. - Nuk mundem. Ai do të zemërohej nëse e kupton se jam këtu. Por Ariana mendon … - Shoqja jote? - Po. Ajo është e bindur se kam nevojë për ndihmë të psikiatrit sepse nuk mundem e vetme të merrem me këtë. - Po t'i çfarë mendon Merita? A ke nevojë për ndihmën time? E shikova. Më kujtonte momentet e bukura kur kishim qenë së bashku. Gjithmonë ishte i sjellshëm dhe e dinte se çfarë duhej thënë. Nuk është çudi dhe pse është bërë psikiatër. Mangësia e tij e vetme ishte se nuk mund t'ju rezistonte femrave, e unë nuk mund ta duroja tradhtinë, edhe pse ishte betuar se kjo nuk do të përsëritej. E kam braktisur që pas tetë viteve të ndarjes sonë të martohesha me njeriun i cili nuk më kishte tradhtuar, por që më kishte mbajtur si të burgosur. Në atë martesë nuk po mund të merrja frymë. - Jo, Merita! Nuk mund të jetë aq e trishtueshme sa që të mos mund të ma thuash. Gjithçka do të mbetet midis nesh dhe brenda këtyre katër mureve - më buzëqeshi në shenjë besimi. Vetëm mendimi të kthehem në shtëpinë time ishte për mua një kthim në kafaz. E tani kur takimi me Ilirin, psikiatrit më kishte përkujtuar ditët më ët lumtura, atë shtëpi nuk po mund ta duroja më. E kam filluar tregimin tim duke e shikuar një pike në mur: (vijon)

(Kosova Sot)