Bëra seks me kolegun e punës, por tani ai po më nxin jetën

  • 08 February 2018 - 21:27
Bëra seks me kolegun e punës, por tani ai po më nxin jetën

Një nënë beqare është lidhur me një kolegun e saj të punës i cili është i martuar prej vitesh dhe ka edhe fëmijë. 

Edhe pse ajo e dinte këtë fakt, i shprehu atij ndjenjat dhe i tha se donte të kishin një raport intim por ai e refuzoi pasi nuk donte ta tradhtonte të shoqen.

Nuk zgjati shumë kohë dhe ai i shkon në shtëpi koleges dhe pasi bën seks me të i kërkon që të kenë një lidhje.

 Por gjërat nisën të dalin paksa jashtë kontrollit pasi ai ndryshoi sjellje ndaj saj.

Lexoni historinë e plotë të publikuar në rubrikën e psikologes në ‘The Sun’.

Letra e gruas

“Kam nisur një romancë të fshehtë me një burrë të martuar të cilin e kam edhe koleg pune. Unë jam 39-vjeç dhe jam një nënë beqare e një vajze 9-vjeçare ndërsa ai është 51 vjeç, 25 vite i martuar dhe me fëmijë.

E kam takuar atë para 6 muajsh kur u zhvendosa në sektorin e punës së tij. Rashë menjëherë në dashuri me të…

I shpreha ndjenjat e mija dhe ai më tha se edhe ai më kishte qejf por nuk donte të kishte asnjë raport me mua pasi nuk donte ta tradhtonte bashkëshorten, të cilën e kishte edhe ‘shoqe të ngushtë’.

Por një ditë pas orarit të punës ai më ftoi për një gotë dhe unë me gëzimin më të madh pranova. Isha e lumtur vetëm sepse isha me të…pavarësisht se ai nuk donte të kishte lidhje me mua.

3 ditë më vonë ai më vjen në shtëpi në mes të natës dhe më thotë që kishte rënë në dashuri me mua. E futa brenda dhe përfunduam duke bërë seks të mrekullueshëm. Nuk arrija ta besoja që më në fund isha në krahët e tij!

As fajtore nuk u ndjeva sepse ai më tha se kishte shumë vite që nuk bënte seks me gruan e tij. Por pasi kaloi pak kohë nga lidhja jonë ai filloi të bëhej shumë posesiv. Ai më kontrollon kur jam në shtëpi, kur dal, madje edhe kur jemi në punë. Telefonon orar pa orar në shtëpi për të parë nëse jam aty apo nëse jam me të tjerë.

Ai më thotë se dëshiron të ndahet nga bashkëshortja dhe të jetojë me mua por duhet të jetë shumë i sigurt për besnikërinë time para se të hedhë në ‘erë’ 25 vite martesë.

Unë i thash që duhet të njihemi më mirë me njëri-tjetrin para se të ndërmarrim një hap kaq të madh. Pas kësaj ai më akuzoi se unë flisja me meshkuj të tjerë. Madje arriti deri aty sa më tha që më ka parë edhe me të tjerë dhe se vajza ime i kishte thënë se unë kam një tjetër mashkull.

Të gjitha këto ai i ka nxjerrë nga mendja e tij dhe nuk janë aspak të vërteta. I kam kërkuar të ndahemi por kam frikë se nuk do jetoj dot pa të dhe nëse ndahemi s’do mund të lidhemi prapë”.

Përgjigjja e psikologes

‘Kjo sjellje është për t’u parë…ka mundësi që ai të bëhet edhe agresiv dhe të të dhunojë në një moment tjetër. Ndaj mirë është që t’i të shkëputesh prej tij.”

(Kosova Sot)