Tradhtova burrin me një të moshuar, nuk di ç’të bëj. Ti tregoj?

  • 09 February 2018 - 11:25
Tradhtova burrin me një të moshuar, nuk di ç’të bëj. Ti tregoj?

Ajo i shkruan:

Kam tradhtuar bashkëshortin me një burrë në moshë që mund të ishte babai im. A mund t’ja tregoj këtë gjë burrit tim?

Unë jam 26 vjeçe e ai 37. Kemi 5 vite të martuar dhe kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Burri me të cilin tradhtova bashkëshortin është 58 vjeç dhe jeton në rrugën tonë. Atij i ka vdekur gruaja dhe jeton vetëm.

Bashkëshorti im dhe ai njihen, por burri nuk e di se kam rënë në dashuri me të që kur isha adoleshente. Ai ishte një shok i babait tim dhe ka qenë shumë i sjellshëm me mua, pasi im atë vdiq nga infarkti.

Isha duke ecur për në shtëpi kur e pashë teksa dilte nga shtëpia. Ndalova për një bisedë të shkurtër, kur nisi shiu e ai më ftoi të hyja brenda. Ai mu afrua dhe më kapi dorën. Pastaj më puthi fort, fillimisht u shokova por ia ktheva mbrapsht. E kështu përfunduam në shtrat.

Tani ndihem në faj. Dua që ti tregoj bashkëshortit çdo gjë, por kam frikë se do të shkojë te ai dhe ta vrasë.

A mund t’ja tregoj këtë histori? Ka ndodhur vetëm një herë dhe e jam e sigurt se nuk do të ndodhë më.

Psikologia i përgjigjet:

Më mirë mos t’i tregoni dhe ta mbani këtë sekret për vete. Gjithashtu t’i thoni atij burrit tjetër që të bëjë të njëjtën gjë. Thuaji 58-vjeçarit që ka qenë një gabim i madh që nuk do të përsëritet.

Ajo që është e rëndësishme që të kuptosh e të mësosh nga gabimet, e t’i premtosh vetës tënde se nuk do të përsëritet kurrë. Lidhja me atë të moshuarin janë vetëm nga mungesa e babait.

(Kosova Sot)