I shkova të dashurit në vizitë për t'a suprizuar, por u shtanga kur e pashë me... - Dashuri - Kosova Sot
I shkova të dashurit në vizitë për t

I shkova të dashurit në vizitë për t'a suprizuar, por u shtanga kur e pashë me...

Një vajzë thotë se djali me të cilin ishte e lidhur e ka tradhëtuar. Vajza ka vendosur të ndajë me lexuesit momentin kur e ka zbuluar këtë tradhëti. Kjo është historia e trishtë e rrëfyer.

“Jeta ime nuk ka më pikën e kuptimit. Atij personi që i fala gjithçka timen, i uroj që një ditë të vuajë siç po vuaj unë sot.

Unë jam një 26-vjeçare nga Malisheva. I dashuri im është 30. Ne kemi patur një lidhje normale dashuri dhe nuk e mendoja kurrë që ai të shkonte deri në këtë pikë.

Ndjej neveri kur e kujtoj skenën si e kapa duke më tradhëtuar me tjetër. I dashuri im ka një dyqan. Ish-i dashuri më saktë sepse nuk jemi më bashkë.

Pasi pimë kafen e pasdites bashkë, ai mendoi se unë po ikja në shtëpi. Ama meqënëse atë ditë ishte përvjetori i puthjes tonë të parë dhe ai nuk u kujtua gjatë kafes hiq, mendova t’i bëj një surprizë te puna.

Pasi më përcolli deri te pallati ai mendoi se unë u ngjita në shtëpi.

Por unë prita në shkallë dhe pasi ai iku, shkova në një dyqan bleva një kornizë që i vura një foton tonë të parë dhe një pako me çokollata, e u nisa për tek dyqani.

Isha shend e verë. Kur shkoj atje ishte ora 8 e pak. Shoh dera e xhamit mbyllur, por qepeni hapur. Pres pak e hiq.

Kur sa do ta merrja në telefon del nga aneksi dyqanit ku me një tjetër dhe qeshnin.

Unë e pashë çdo gjë se isha te xhami. Ishte e tmerrshme ata më panë dhe unë ika me vrap.

Sot ai më lutet të kthehemi dhe më thotë se mes tyre s’ka ndodhur asgjë. Por unë se besoj.

Jam shumë keq…”, shkruan ajo.

(Kosova Sot)

8 orë e 37 minuta më parë
13/12/18