Profesori i gjeografisë po më çmend, por… - Dashuri - Kosova Sot
 Profesori i gjeografisë po më çmend, por…

Profesori i gjeografisë po më çmend, por…

Një vajzë 15 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është dashuruar në profesorin e gjeografisë,

Ajo ka thënë se ndjen fluturat në bark dhe nervozohet sa herë që e ka afër, por nuk e di si ta ketë vëmendjen e tij, derisa shton se ai është i martuar.

Rrëfimi i plotë i saj:

Jam një vajzë 15 vjeçare dhe më tërheq shumë një nga profesorët e mi.

Dëshiroj që të bëj një lëvizje por më vjen shumë turp.

Kam provuar që të kem vëmendjen por nuk ia kam dalë. Nuk e di se çka të bëjë që ai të më kushtojë vëmendje.

Ndjej fluturat në bark dhe ndihem nervoze kur jam afër tij.

Mendoj se jam dashuruar në të. Ai na jep lëndën e gjeografisë dhe është i martuar.

Kjo është e gjitha që di për të.

Miqtë e mi mendojnë se bëj shaka kur flas se si ndihem për të, por unë në të vërtetë nuk bëj.

Më duhet ta di se si mund të jem më e afërt me të.

Përgjigja e psikologes:

Ndjenja të forta për dikë autoritar, më të vjetër dhe jashtë mundësive për të qenë me të, janë normale për moshën tënde.

Është një lloj sigurie për ty se si do të ndihesh kur të jesh më e vjetër.

Të jesh e qartë se profesori nuk do të rrezikojë punën e tij që të ta kthejë në të njëjtën mënyrë atë që ndjen ti.

(Kosova Sot)

22 orë e 19 minuta më parë
17/12/18