Studimi zbulon: Ekziston sindroma e ‘zemrës së thyer’ - Dashuri - Kosova Sot
Studimi zbulon: Ekziston sindroma e ‘zemrës së thyer’

Studimi zbulon: Ekziston sindroma e ‘zemrës së thyer’

Vuajtja që mund të shkaktohet nga një ndarje, vdekja e një personi të dashur apo një zhgënjim që shumë prej nesh e konsiderojnë si ‘thyerje zemre’, është një sindromë që ekziston vërtet. Sipas studimit më të fundit të bërë për këtë çështje, kjo sindromë është një rrezik i madh për shëndetin e njeriut. Ka të njëjtat simptoma të një sulmi kardiak në zemër dhe mund të konsiderohet si një emergjencë mjekësore. Disa persona kanë dhimbje në kraharor, marrje fryme, dhimbje që fillon nga ana e majtë dhe zhvendoset në krah. Dhe e gjitha kjo shkaktohet nga stresi emocional. Dëmet që shkaktohen janë shumë serioze prandaj bëni kujdes.

(Kosova Sot)

11 orë e 2 minuta më parë
15/12/18