3 praktikat seksuale që ndalohen rreptësisht nga gjinekologët - Dashuri - Kosova Sot
3 praktikat seksuale që ndalohen rreptësisht nga gjinekologët

3 praktikat seksuale që ndalohen rreptësisht nga gjinekologët

Sipas Lauren Streicher, profesoreshë në Northwestern University of Chicago, këto janë 3 praktikat seksuale që nuk duhet  të provoni kurrë pasi janë të rrezikshme:

Mos vendosni akullore në vaginë pasi është e rrezikshme: Në një prej skenave më erotike të sagës së fundit të ‘’50 hijet e Greyt”, Christian zgjedh të luajë me partneren duke vendosur pak akullore në vaginën e saj. Sipas mjekëve gjinekologë kjo nuk është aspak ide e mirë, pasi rrezikoni të gërvishtni paretet e vaginës me lugës, por jo vetëm. Akullorja përbëhet nga qumësht i përpunuar dhe sheqer, dy përbërës të cilët krijojnë habitatin ideal për shumimin e baktereve, shfaqjen e ndonjë infeksioni, sekrecioneve vaginale dhe kruajtjeve aty poshtë. Gjithashtu mos harroni që duke qenë se akullorja është e ftohtë, ngushton enët e gjakut të vulvës dhe mund të shkatojë, ndjesinë e mpirjes deri në thatësi vaginale.

Mos përdorni kontraceptivët e gabuar: Përpara se të ngelte shtatzënë, Anastasia përdor kontraceptivë të lëngshëm që duhej t’i injektonte çdo 12 javë. Mjekët e ndalojnë kategorikisht këtë gjë pasi ky lloj trajtimi hormonal ka shumë efekte anësorë. Dëmton kockat dhe ndikon në shtimin në peshë.

Mos përdorni sferat Ben Wa për të arritur orgazmën: Në qoftë se nuk e keni humbur filmin e dytë të triologjisë së njohur, me siguri e mbani mend skenën kur Anastasia vendos të përdorë sferat Ben Wa pasi mendon se kjo gjë mund ta eksitojë dhe ta ndihmoj që akti të zgjasë më tepër. Ky është një mit me qëllime marketing pasi ky aksesor nuk përmirëson aspak jetën seksuale, ai thjesht tonifikon muskujt pelvikë.

(Kosova Sot)

1 orë e 31 minuta më parë
13/12/18