Ngjarje e vërtetë: ISH I DASHURI DONTE TË MA SHKATËRRONTE MARTESËN (3)

  • 21 February 2018 - 19:17
Ngjarje e vërtetë: ISH I DASHURI DONTE TË MA SHKATËRRONTE MARTESËN (3)

Thuajse e dija se Demiri nuk kishte menduar asgjë të keqe, vërejtja e tij rreth viteve të mija më dogji si një thëngjill. Derisa ai po qëndronte ulur, përballë grafikave që i vërente në kompjuter, unë po dëshiroja të bërtisja nga mundimet.

- Nuk janë edhe aq vite! Më mirë shkurto tregimin dhe menjëherë ma thuaj troç se para teje jam si dikush që i ka dalë afati – iu drejtova në mënyrë të ashpër, megjithëse një fjalosje ishte e fundit e cila më nevojitej në ato momente.

- Për hir të Zotit Shpresë, pse gjithmonë po kërcen e zemëruar në secilën flakë që e them unë – më në fund vendosi të më shikonte.

- E si ndryshe kur ti gjithmonë ose punon ose më shkon në nerva! Por pse kjo nuk po më habit? Më as që nuk më kujtohet kur herën e fundit ke drejtuar një kompliment apo një fjalë të ngrohtë drejt meje, e lëre më diçka tjetër – iu përgjigja me buzë në vaj dhe e lënduar u futa në abejë dhe përplasa derën. Derisa po bëja dush, nuk po mund të ndaloja së menduari për fjalët e Demirit. Ndoshta nuk isha në ditët e mia të rinisë, por gjithmonë jam kujdesur mirë për vete dhe trupin tim dhe nuk isha ndonjë hekur i pavlerë. Por, me sa dukej, bashkëshorti im nuk po më shikonte ashtu. Kush e di, ndoshta ka një dashnore diku, kështu që nuk isha më e bukur për të, e puna e tepërt për të është një arsyetim për t’u takuar me të – në mua befasisht u shfaq një fije dyshimi. Si guxon të ma thotë në moshën 35-vjeçare se jam e vjetër dhe plakë, po mendoja me veten time. Që në minutën e ardhshme u dëgjua se ai më trokiste në derë, e më pas edhe zëri i Demirit.

- Hë Shpresa, nuk do të vajtosh ende?Ti e di se unë nuk kam menduar ashtu. Të lutem më fal. Ja, në shenjë të pajtimit tonë po shkoj të bëj kafe. Mirë? – më trokiti nëpër derë, por unë, isha ende plot me lot dhe kurrsesi që të më dilte një buzëqeshje. Po, asi burri është Demiri. Në fillim të bën nervoz, e më pas mendon një tregim origjinal dhe më pas ... Ditën tjetër në punë, përsëri e kam vërejtur se si Muharrmi ishte më i sjellshëm me mua në krahasim që ishte me koleget tjera të punës. Po sillej përreth meje sa herë që i dilte puna për t’u sjellë nga unë, më sillte kafe dhe ëmbëlsira, pa ndërprerë më jepte komplimente dhe më buzëqeshte. - E di se nuk është punë për mua dhe të përzihem, por më duket që Muharremi është mjaft i dhënë pas teje – pa fije turpi më tha shoqja ime më punës Anita, derisa gjatë kohës së pauzës po pinim kafe.

- Thënë të drejtën, ende nuk e njoh mirë. Për çdo rast, ai vetëm se dëshiron të jetë i sjellshëm me mua - iu përgjigja.

- I sjellshëm më thua? Ha ha ha, si jo – ia plasi të qeshurave. – Unë i njoh të tillët sikurse ai…Kryesisht, mos të mashtrojë sjellja e tij e jashtme. Muharremi në shpirt është i mirë, por midis nesh, është edhe tërheqës. A po e kupton se çfarë dua të them, apo jo – më pyeti.

- Të faleminderit shumë që po përkujdesesh për mua, por nuk e kam ndërmend të merrem me të. Mes tjerash, ti e di se unë jam e martuar – i buzëqesha. - Aii, thuajse kjo është nj pengesë për Muharremin. Më beso, ai di të sillet me femrat. Nuk je ti e para, e me siguri se nuk do të jesh as e fundit në të cilën ai i ka hedhur sytë. Shpresoj ta kuptosh se të gjitha këto që po t’i them po t’i them për qëllim të mirë – më tha ngadalë duke ma mbajtur dorën. - Natyrisht, të faleminderit Anita. Të premtoj se do të kem kujdes nga sharmi i papërballueshëm i Muharremit - ia ktheva disi si me shaka. (vijon)

(Kosova Sot)