Si më tradhëtoi bashkëshortja me fqinjin, dhe si më kërkoi që...(+ 18) - Dashuri - Kosova Sot
Si më tradhëtoi bashkëshortja me fqinjin, dhe si më kërkoi që...(+ 18)

Si më tradhëtoi bashkëshortja me fqinjin, dhe si më kërkoi që...(+ 18)

Një burrë 46 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se gruaja e tij 26 vjeçare e ka tradhtuar me një tjetër burrë dhe ka shkuar të jetojë me të.

Ai thotë se ajo i ka marrë dhe djalin e tyre 6 vjeç dhe nuk e di çka të bëjë.

Rrëfimi i plotë i tij:

Mendoja se gruaja ime ishte shpirti im binjak dhe seksi ishte i mahnitshëm, por më pas ajo më tradhtoi dhe shkoi të jetojë me një djalë që jeton në një rrugë afër nesh.

Unë jam 46 ndërsa ajo është 29 vjet.

Ne kemi qenë bashkë prej 10 vitesh dhe kemi një djalë 6 vjet.

Ne kemi pasur uljet dhe ngritjet gjatë viteve, sikur të gjithë.

Ajo ka vuajtur nga depresioni për një vit por e kemi kaluar me durim dhe dashuri.

Ajo ka qenë gjithmonë një person që e ka dashur shtëpinë dhe një grua për shtëpi.

Kjo më ka pëlqyer dhe kam qëndruar me të aq sa kam mundur.

Vitin e kaluar ajo humbi shumë kohë dhe bleu shumë rroba të bukura.

Ajo dukej e mrekullueshme dhe filloi të dilte me miq.

Unë isha krenar me pamjen e saj dhe mënyrën si po e shijonte jetën.

I besoja asaj 100 për qind. Më pas ajo më tha se dëshironte të qëndronte në shtëpinë e njërës nga shoqet.

Mendoja se ishte në rregull por më pas ky zakon u bë dy herë në javë. Më pas ajo më tha se ndjenjat e saj për mua më nuk janë të njëjtat.

Nuk mund të besoja sa shumë ajo kishte ndryshuar. Shikova telefonin e saj kur ajo po flinte dhe i gjeta mesazhet në mes të asaj dhe një burri.

Ishte e qartë se ajo po më tradhtonte, në fillim e mohoi më pas e pranoi se ajo po dilte me një mashkull që jetonte afër nesh.

Isha i shkatërruar. Atë natë piva shumë dhe i thashë të shkonte. Ajo mezi priti, mori valixhet dhe shkoi të jetonte tek ai, bashkë me djalin tonë.

Tani unë qaj çdo ditë dhe jam në depresion. Gruaja dhe djali im janë bota ime dhe nuk e di si mund të jetoj pa ta.

Jam shumë i lënduar dhe për ditë të tëra nuk jam ngritur nga shtrati.

Të lutem më trego si ta kthej dashurinë e saj.

Përgjigja e psikologes:

Më vjen keq, dikur të mund të të tregoja si.

Ndoshta ajo e ka kuptuar se ka bërë gabim, por ti duhet të mundosh ta jetosh jetën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ti i ke dhënë asaj më të mirën tënde dhe ajo është dashur të të thotë nëse është e mërzitur dhe nuk është e lumtur.

Shkruaj asaj një letër dhe thuaj se e do dhe shpreson që gjërat mund të rregullohen.

Në të njëjtën kohë duhet të kujdesesh për veten dhe djalin tënd.

(Kosova Sot)

20 orë e 49 minuta më parë
18/12/18