Ngjarje e vërtetë: Ish i dashuri donte të ma shkatërronte martesën (8)

  • 04 March 2018 - 18:41
Ngjarje e vërtetë: Ish i dashuri donte të ma shkatërronte martesën (8)

"Më fal, por mendoj se kjo midis nesh ka shkuar tepër larg" - nga presioni i vërsuljes së tij, por edhe në bazë të këshillave të Anitës, më duhej kësaj t'i vija pikën dhe kështu iu përgjigja njërës prej porosive të Metit, duke mos më shkuar fare në mendje se pikërisht atë mbrëmje do të fillojë ankthi më i madh për mua. Kështu mendoja se ai nuk do të më dërgonte më porosi, përderisa në mënyrën më të sëmurë ai do të përcillte secilin hap timin, e madje edhe do të më kërcënonte.

- E dashura ime, dashnori i refuzuar e di të shndërrohet në njërin ndër armiqtë më të mëdhenj. Meti pothuajse ishte çmendur i tëri, e kjo më së miri mund të vërehej në mënyrën se si po shprehej së fundmi. Pothuajse, Zoti më faltë, vetë dreqi kishte hyrë brenda tij, ngase një njeri me vetëdije të plotë kurrë nuk do t'i thoshte fjalët që ia thoshte ai asaj. Kush e di se çfarë ishte i gatshëm të bënte në çmendurinë e tij. Nëse më pyet mua, do të ishte më së miri të pranosh gjithç- ka dhe le të bëhet çfarë të bëhet - derisa uji në të cilin po qëndroja po më vinte gjithnjë e më i ftohtë, fjalët të cilat po atë mëngjes mi kishte thënë Anita në gardërobë, në kokën time gjithnjë e më shumë po hasnin në dyshime. Atë që e kam mbjellë tani po e korr dhe për të gjitha këto është faji im, pasi që, për një lidhje me të, më kishin paralajmëruar shoqet e mia, e unë u bëra e verbër, duke mos shikuar dhe duke mos ua varë veshin fare atyre. Mjaft më me gënjeshtra dhe me jetë të dyfishtë, vendosa fort në veten time derisa në atë moment ishin hapur dyert e banjës, e aty u shfaq fytyra e Demirit.

- Për hir të Zotit, kam menduar se ke fjetur që moti - filloi të fliste derisa u ul në një kënd të vaskës. - Ia dola ta rregulloj dëmin më herët, kështu që më lanë më herët të vij në shtëpi - më shpjegoi kur ashtu me befasi ia lëshova sytë. - Mirë, a do të ma thuash më në fund se çfarë po të mundon kaq shumë pasi që po qan përsëri, a thua ku kam gabuar kësaj radhe, apo ndoshta ekziston edhe ndonjë telashe me vajzat në shkollë - më pyeti me lehtësi, e unë vetëm atëherë isha e vetëdijshme për lotët që i kisha në sytë e mi. - Do të vishem së pari, e më pas do të bisedojmë. Më duhet të pranoj diçka, në rregull - ashtu me dhimbje e shikova drejt e në sy. Frika nga humbja e cila qartë po shihej në ta ma futi frikën në palcë.

- Po, mendoj se ashtu do të jetë më së miri. Kështu më nuk shkon, apo jo - më tha duke marrë frymë thellë dhe duke m'i ledhatuar flokët, e në sytë e tij, megjithëse ishte munduar t'i fshihte, i kishin rrjedhur disa lot. O Zot, sa naive që isha kur kam besuar se Demiri nuk më njeh mirë dhe se nuk e kupton se çfarë po ndodh. Sa naive isha kur mendoja se ai nuk më dëshironte dhe nuk më dashuronte më, se nuk i kishte mbetur për familjen dhe martesën tonë? Se i jam mërzitur dhe se është lodhur nga unë. Dhe në fund, si kam mundur ta tradhtoj njeriun me të cilin kam lidhur kurorë? Për të parën herë që kur ne të dy jemi në martesë, apo ndoshta më parë këtë nuk e kam vërejtur fare, përkundër gjithë tensionimeve që kishim midis nesh, Demiri prapëseprapë më shikonte me aq dashuri, sa që në ato momente kam menduar se mos jam duke ëndërruar. Ngrohtësia e shikimit të tij, me aq shumë dashuri të sinqertë më kishte dhënë edhe më shumë guxim që gjithçka t'i tregoj dhe më jepte hapësirë për një shpresë, shpresë që aspak unë nuk meritoja, se një ditë do të ma falte gabimin e bërë. Derisa me kujdes po ma hidhte peshqirin madh në trup dhe dorë me dorë po shkonim së bashku në dhomën e ditës, askush nuk duhej të ma thoshte se si midis nesh, pa marrë parasysh ndodhive, gjithçka nuk kishte mbaruar. Ai pothuajse tashmë e dinte, e kishte vërejtur. Dhe, kur shkuam në dhomën e ndejës, e përqafova me aq fuqi sa mundja dhe u bëra gati për t'i treguar. Por, ai tashmë kishte zgjedhur që të mos e prishte familjen, që të ma falte. Më tha se të gjithë ne gabojmë. Nëse ia falim gabimet njëri-tjetrit jetën do ta bëjmë më të lehtë, më puthi dhe më uroi natë të mirë, duke ma bërë me dije se ma ka falur gabimin, por a do t'ia fal unë vetes sime gabimin? (FUND)

NGA NESËR DO TA LEXONI TREGIMIN TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË: "E PARA DHE E VETMJA"

(Kosova Sot)