Këto janë mënyrat si një mashkull e nguc femrën që i pëlqen - Dashuri - Kosova Sot
Këto janë mënyrat si një mashkull e nguc femrën që i pëlqen

Këto janë mënyrat si një mashkull e nguc femrën që i pëlqen

Meshkujt jo gjithmonë janë krijesat më të matura. Kur është i dhënë pas teje, ai mundet mos ta dijë mënyrën e duhur për t’i shprehur ndjenjat, prandaj në vend të kësaj do t’ju ngucë

 Bëhet garues

A është super garues, por vetëm me juve? Nëse ai gjithmonë provon të bëjë diçka në formë të garës ta shohë se kush e përfundon punën i pari apo kush do ta thotë një shaka më qesharake,, atëherë është i dhënë pas teje. Gara është argëtuese për meshkujt, e nëse ju sfidon gjithmonë, kjo është shenjë e mirë.

Ju imiton juve

Kjo është një nga mënyrat më fëmijërore për ta ngucur dikë, por shumë meshkuj  e bëjnë këtë. A ju imiton juve si shikoni “American Horror Story”? Nëse po, kushtojini vëmendje nga afër. 

Kurrë nuk pajtohet

A nuk pajtohet me gjithçka që ju e thoni vetëm për t’ju nxitur? Nëse e di se i pëlqeni qentë, por lufton me juve për macet, se ato janë më të mira, atëherë është në disponim për t’u mahitur. Atij i pëlqen ky diskutim, sepse ndihet mirë.

Ju jep nofka

A ju jep ndonjë nofkë poshtëruese që e di se ju nuk mund ta duroni? Nëse e bën si lojë, atëherë ju pëlqen. Nëse e bën sa për të qenë idiot, atëherë nuk do ta dëshironi në jetën tuaj.

Ju gudulis

Nganjëherë, ngucja është fizike. Do të tentojë t’ju gudulisë, apo t’ju godasë në krah. Sido që ta bëjë, është një arsyetim për t’ju prekur. Kështu tregon se duart nuk mundet t’i mbajë larg jush.

 Gjen arsyetime për t’ju prekur

A po ju prekë? Në mënyrë aksidentale teksa ju ecni? Apo me qëllim u prek me këmbë derisa ju hani. Sido që të jetë rasti, ai kërkon arsyetime për t’ju prekur. Me gjasë nuk ka guxim ta bëjë një lëvizje të guximshme, e duke i bërë këto shikon se si do të reagoni.

(Kosova Sot) 

 

 

9 orë e 15 minuta më parë
13/12/18