Ngjarje e vërtetë:E para dhe e vetmja (2)

  • 06 March 2018 - 16:01
Ngjarje e vërtetë:E para dhe e vetmja (2)

Fotografitë nga e kaluara po ndryshonin aq shpejt thuajse po shikoja një film që për temë ka dashurinë me një përfundim të hidhur. Jemi marrë vesh që të takohemi te vendi ynë i vjetër, në parkun e vogël, në mënyrë që të bisedojmë. Atë nuk do ta harroj kurrë në jetën time. Po e ndjeja veten time si një adoleshente, e cila ishte përgatitur gjatë gjithë ditës për një takim, por në fund u përcaktova të vishnja një pale xhinse të ndritshme dhe kam veshur një bluzë ta ngjashme me atë që e kisha pasur veshur dikur për të parën herë, kur ne të dy ishim takuar dhe kishim filluar të argëtohemi. Po i ndjeja rrahjet e zemrës sime dhe me të vërtetë kisha tremë dhe një frikë të lehtë. Derisa po i afrohesha parkut ku e kishim lënë të takohemi këmbët e mia pothuajse u thyen në momentin e parë që e kam vërejtur. I bukur, zeshkan, i gjatë, i rruar… sikurse një perëndi në vete. Madje, mendoj se kishte vënë të njëjtin parfum sikurse edhe atëherë kur ishim takuar për të parën herë. Më përqafoi me aq fuqi sa kishte dhe me atë përqafim më tha gjithçka. Kemi qëndruar ashtu për një kohë të gjatë dhe me sytë e mbushur përplot me lot kemi shikuar njëri-tjetrin, dhe nuk dinim se çfarë t'i thoshim njëri-tjetrit. Sepse, pa marrë parasysh se çfarë do të thuhej aty, do të ishte e vonë. Ajo bisedë do të duhej të kishte ndodhur shumë kohë më pare. Kemi vendosur që të shkojmë për nga një pije dhe për një kohë të gjatë kemi filluar të bisedojmë për motrat, vëllezërit, familjen, për gjithçka që sillej për ne dhe me ne. Pas atij takimi që kemi pasur, nuk kishte ndonjë ditë e të mos dëgjohemi apo të mos takohemi. Kemi vizituar ato vende kur shkonim dikur, kur ishim shumë të lumtur, ku kishim të shënuar emrat tanë dhe datën e takimeve në ato vende. Tani po flasim edhe për ne, çfarë kemi pasur dhe çfarë do të mund të kishim.

Shpeshherë uleshim në bankën tonë dhe imagjinonim sikur të ishim fëmijë. Imagjinojmë për gjëra, të cilat dikur kishim planifikuar ta bënim dikur: se si o shkonim nëpër det, në skijim, te gjyshja në fshat, se si po ndërtonim shtëpinë tonë, fëmijëve ua vëmë emrat… dhe aty ëndrra ndalon. Shndërrohet në një të vërtetë të hidhur në të cilën nuk ka vende për ne, sepse ne më nuk jemi "një", aty janë edhe gjashtë persona të tjerë: bashkëshorti im, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijë të pafajshëm. Jemi të vetëdijshëm se jemi të pafuqishëm, se për disa gjëra jemi vonuar paksa, se për një kohë tepër të gjatë kemi qenë krenarë dhe kokë- fortë, dhe kjo ishte ajo që më së shumti na frikëson. Nuk e di se çfarë të bëj, bashkëshorti im është njeri i mirë, i cili më pëlqen dhe më respekton dhe dashuron. E dashuroj dhe unë atë në një mënyrë të mirë, por kjo nuk është një dashuri e sëmurë dhe me plot pasion çfarë e ndiej ende për ish të dashurin tim, e kjo është më shumë se keqardhje, së pari për mua. Djali im i vogël, një fëmijë i bukur, për të cilin do të ishte gjynah ta humbas ngrohtësinë e shtëpisë familjare. Aq shpesh ne mbyllim sytë dhe ëndërrojmë dhe të kthehemi disa vite më pas në kohë, në jetë. Tash e dimë se çfarë do të bënim atëherë, por nuk e dimë se çfarë do të bëjmë tani? Kjo është tregimi i vërtetë për jetën time, si leksion për të gjitha çiftet e reja, të cilat dashurohen mes vete, por shkaku i disa imtësive apo krenarisë së tyre nuk janë bashkë. Mos prisni asnjë minute më tepër, thirreni dashurinë tuaj dhe luftoni për dashurinë e jetës suaj. Mos prisni sikur unë që shumë gjëra të ndodhin dhe që jeta juaj të komplikohet, që kur të shfaqet më shumë se njëqind pengesa në rrugë, do ta keni të vështirë të luftoni dhe të ballafaqoheni me to. Sepse dashuria e parë nëse është e vërteta është e paimagjinueshme dhe e vetme. Derisa po e shkruaj tregimin e hidhur të jetës sime, pyes si dhe pse ndodhi kështu e përgjigjem nuk e di. Do të mbetem me djalin tim dhe me burrin tim të mire, ata e kanë merituar këtë. Për disa gjëra nuk është e shkruar të ndodhë. Disa dashurive gjërat u plotësohen në përgjithësi dhe zemrat e tyre janë të lumtura. Një ditë, në ndonjë shteg tjetër më të gjatë, ndoshta do t'ia dal dhe do të mund t'i realizojmë ëndrrat tona dhe deri atëherë, po përshëndetem nga ti dashuria ime, rri i lumtur, sepse vetëm ne të dy e dimë se do të kemi nevojë për të. (fund)

NGA NESËR DO TA LEXONI TREGIMIN TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË: "FJETI ME MUA DUKE MENDUAR SE ISHA I PASUR"

(Kosova Sot)