Burri nuk më kënaq, seks me dashnorin të fshehur në dollap (+18) - Dashuri - Kosova Sot
Burri nuk më kënaq, seks me dashnorin të fshehur në dollap (+18)

Burri nuk më kënaq, seks me dashnorin të fshehur në dollap (+18)

Mediat e huaja raportojnë se një gjermane 38-vjeçare ka qenë e vëmendshme për të mos zbuluar të dashurin e saj në kohën kur në banesë vjen burri i saj.

Gruaja ka fshehur të dashurin në dollap dhe ka nisur të grindet me bashkëshortin, krejt kjo me qëllim që ai të mos e zbulojë se i dashuri saj ishte i fshehur në dhomë, përcjell "Kosova Sot Online"

Ngjarja ka ndodhur në qytetin gjerman Bremen, ka konfirmuar policia gjermane, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes pas thirrjes që patën nga fqinjët e çiftit të trazuar.

Mësohet se policia tentoi të qetësojë çiftin që po grindej, por pasi kjo nuk u shkoi përdore dhe i arrestuan.

E jo shumë kohë pas kësaj, policia mori një thirrje për ndërhyrje në banesë. Fatkeqi i ngujuar në banesë nuk kishte mundur të dalë nga banesa e mbyllur dhe ai kishte thirrur miqtë që t’i ndihmojnë.

Policia s’ka bërë të ditur se nëse dashnori ka përfunduar në të njëjtën qeli me çiftin e arrestuar.

(Kosova Sot)

11 orë e 40 minuta më parë
19/12/18