Roman dashurie:Si u dashurova në ty (63)

  • 19 November 2018 - 16:44
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (63)

Përfundimisht ia dola që ta ktheja në funksion, por mu desh një kohë, rreth një viti, duke punuar në të çdo ditë. E copëtova copë-copë, e më pas e bashkova përsëri. Këtë e bëra disa herë, derisa edhe në ëndërr më kujtohej se ku çka shkonte. Ajo bën me kokë. "Ku e more këtë motor?" Shikoj në tavan, duke u munduar që të më kujtohej. "Hmm. Më duket se e bleva derisa isha në shkollë të mesme. kisha ruajtur me muaj të tërë paratë e shkollës". Ajo vazhdoi që të dukej konfuze, gjë që më bëri të qeshem. Mundohem që t'ia shpjegoj edhe një herë, duke i thënë se kam pasur një kujdestar, tutor, por si duket nuk arrij si duhet. Nell m'i ka ngulur sytë dhe më shikon sikur të më shihte për herë të parë. "Ti ke pasur një tutor?" Unë pohoj, por më shumë do të doja sikur ajo të mos i kishte kushtuar shumë vëmendje asaj pjese. "Po. Nuk isha aq i zoti në shkollë". E gjuaj ceradën anash dhe i prij asaj shkallëve që çojnë për te apartamenti im. Kjo është mënyra ime që t'ia bëj me dije se nuk dua të flas rreth asaj teme dhe ajo duket se e kuptoi mesazhin. Kur thashë se nuk isha aq i zoti në shkollë, në fakt unë i zbuta shumë gjërat, por ajo nuk ka nevojë ta dijë këtë. shpresoj ta evitoj këtë temë sa më shumë që të mundem. Apartamenti im nuk është kushedi çfarë. Një kuzhinë e cila mezi më zë brenda, e cila nuk ka shporet, jo se unë e përdori atë ndonjëherë, por një kuzhinë megjithatë duhet ta ketë shporetin e vet. Pastaj, kam një dhomë të ditës, ku duke qëndruar në mes të saj mund t'i prekë të katër muret dhe një dhomë të gjumit, ku gjendet vetëm shtrati im dhe asgjë tjetër. Të gjitha rrobat i kam në orman, i cili gjendet në dhomë të ditës, meqë shërben edhe si tavolinë për TV. Jo se e shikoj aq shumë TV-në. Ia bëj me dorë kah apartamenti dhe i them. "Është më i vogël sesa dyqani, por është shtëpi. Nëse dëshiron, do të bëhem guida juaj turistike, duhet të më paguash dhjetë qindarka, por më duhet më pas të t'i kthej nëntë qindarka e gjysmë". Ajo qesh dhe zemra ime më dridhet. Por, përkundër kësaj, shoh shumë mirë sesi ajo mundohet që të duket e qetë, dhe këtë mezi ia arrin. Ajo e fshehë mirë atë që e mundon, e fshehë si të ishte profesioniste. Unë do të doja t'i dija të gjitha problemet e saj, do të doja t'ia merrja dhembjen. E respektoj shumë për shkak se mundohet fort që të jetë normale. Ajo ulet në kauç dhe mund t'ia shohë lodhjen në sy, në qëndrimin e saj. Në mënyrë që shtëpia ime të mos duket si lamë thish, i ndërroj mbulesat e shtratit dhe, më pas, dal e i them se mund të bjerë e të pushojë në shtratin tim. Por, atë tanimë e kishte zënë gjumi. E marr lehtazi në krahë, është aq e lehtë, sikur të ishte pendël, një zanë magjike, një krijesë e brishtë nga porcelani. E vendosi në shtrat, ia heqë këpucët, e më pas hamendem, a t'ia heqë edhe pantallonat, apo jo. Në fund vendos për variantin e parë, meqë e di nga përvoja personale se sa keq është të flesh me pantallona. Ia hapi pullën, zinxhirin, e më pas ia zhvesh pantallonat ngadalë. (vijon)

 

 

(Kosova Sot)