Ngjarje e vërtetë:NË PËRQAFIM TË INSTRUKTORIT TË SKIJIMIT (6)

  • 19 November 2018 - 16:46
Ngjarje e vërtetë:NË PËRQAFIM TË INSTRUKTORIT TË SKIJIMIT (6)

- Natalia, ish-i fejuari juaj është në burg. Ju ka përfshirë edhe juve si pjesëmarrëse në krim - përsëri u lajmërua ai i pari. - Në burg? Çfarë ka bërë - po më interesonte se çfarë po ndodhte. - Është kapur me rastin e shitjes së substancave narkotike. Ai posedonte një sasi të madhe të drogës në shtëpinë e prindërve të tij. Ka thënë se ju ishit lidha e tij dhe organizatorja kryesore e të gjitha punëve - shpjegimi që e kisha dëgjuar më ka shokuar. - E çfarë është kjo? Mos ndonjë kamerë e fshehur? Unë, organizatore e punëve ilegale? Çfarë marrëzira janë këto - u habita unë. Mashkulli nxori një grumbull dokumentesh, m'i dha t'i lexoj se çfarë po shkruante. Duart filluan që të më dridheshin, e edhe këmbët po ashtu. Atij të mallkuarit nuk i kishte mjaftuar se më kishte tradhtuar para martesës, por edhe në mënyrë të rreme më akuzonte për kriminalitet. U çmenda. Kurrë në jetë nuk e kam ndier një mllef aq të madh. Sikur ta kisha afër, me siguri se do ta kapja për fyti. - Ku është? Ku gjendet ai i mallkuar? A mundem ta shoh dhe ta pyes se çfarë do të thotë kjo? Më ka tradhtuar në banesën time, në shtratin tim me një prostitutë të lirë, e tani po më përfshin edhe në marrëzirat e veta. Kur ta kap atë, burgu do t'i duket si parajsë në krahasim me atë që do t'i ndodhë prej meje - po bërtisja pa kontroll. Deri në detajet më të hollësishme ia kam shpjeguar policisë çfarë kishte ndodhur midis nesh, ku punoj dhe kush e kishte financuar udhëtimin tim në Aspen. Ishte kjo situatë aspak e këndshme, por nuk më kishte mbetur asgjë tjetër. Më kishin marrë me vete, në ballafaqim me ish të fejuarin. Kur e kam parë, një buzëqeshje i shkoi në fytyrë, zgjati dorën drejt meje. A je çmendur? Bën tregti ilegale me drogë, ndërsa më akuzon mua? A nuk ka mjaftuar gjithë ajo që ma ke bërë? Përse më ke akuzuar rrejshëm? Çfarë dëshiron të arrish me këtë? E di se jam e pafajshme - iu vërsula atij porsa e kam parë. E kam goditur nëpër këmbë e duar, mllefi prej meje ka nxjerrë një person tjetër, jo atë Adelinën që e kam njohur dhe që ekzistonte. Kurrë se kam ëndërruar se jam kaq e fortë, pasi që ai me gjithë forcën po mbrohej prej meje. - Ti ishe kumbara. Sikur të mos më kishe braktisur, sot do të isha mashkull i lumtur në martesë. Jam çmendur nga pikëllimi që më ke lënë. Të gjithë miqtë më përqeshin. Më është dashur të marr drogë për ta harruar dhimbjen - filloi me gënjeshtrat e reja. E kam goditur në hundë, ia filloi t'i rridhte gjak, e në zyrë na është bashkangjitur inspektori. Më ka thënë se nuk guxoj të jam e dhunshme dhe cilat ishin pasojat e mundshme. - Lirisht më burgosni, por ky ma kishte borxh këtë grusht. Lirisht bastisni banesën time, të gjitha gjërat e mia dhe ju garantoj se nuk ka gjë për t'u gjetur. Kjo është mënyra e hakmarrjes e një të mjerit. Driton, je i çmendur nëse ke menduar se mund të hakmerresh prej meje. Unë nuk kam baba, nëna ime nuk është e njohur, por kam fytyrë të bardhë, miq dhe familjarë që do ta dëshmojnë se çfarë personi jam unë. Imagjinata jote është vetëm një nga lojërat e tua të ndyra. Nuk e kam dert se çfarë do të ndodhë me ty. Për sa më përket mua, nga këtu drejt e në dreq mund të shkosh. Ti për mua je një personazh i mjerë nga e kaluara - ia thashë, e më pas më nxorën nga zyra. Dritonin e kthyen prapa në çeli, e mua m kanë bërë edhe disa pyetje. Nuk kam fshehur asgjë, kam dhënë përgjigjet e sakta dhe më dërguan në shtëpi. (vijon)

 

(Kosova Sot)