Sa duhet të zgjasë marrëdhënia intime që femra të kënaqet vërtetë?

  • 20 November 2018 - 23:01
Sa duhet të zgjasë marrëdhënia intime që femra të kënaqet vërtetë?

Shumë njerëz mundohen ta gjejnë përgjigjen e pyetjes se sa duhet të zgjas seksi, e veçanërisht që femra të kënaqet më së shumti.

Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje, shumica i referohen studimit të vitit 2015, i cili kishte zbuluar se seksi mesatarisht zgjatë 5.4 minuta. Por, a është kjo gabim?

  Paraprakisht duhet të ceket se statistikat nuk i kanë përfshirë minutat e paralojës, e gjithashtu studimet janë kryer vetëm me çifte heteroseksuale.

Një studim tjetër i vitit 2004 ka zbuluar se njerëzit më së shumti i shijojnë 11 deri 13 minuta paralojë, të ndjekura pas me shtatë ose tetë minuta marrëdhënie seksuale. Kjo është mirë, por jo aq mirë sa donin pjesëmarrësit e studimit: ata donin dyfishin e kohës për seks!

Pra, sipas këtij studimi, femrat duan të kalojnë mjaft kohë në paralojë, por gjithashtu duan të kalojnë edhe rreth 15 minuta me seks. A është kjo e mundshme? Padyshim që po!

Cili është çelësi për seks më të gjatë? Terapistja e seksit, Ian Kerner, thotë se është paraloja!

 

(Kosova Sot)